• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
4 years më parë

“E kam tradhtuar, mirë ja kam bërë”/ Burri e pranon hapur marrëdhënien jashtëmartesore!

ngaAurora Sulçe
në Aktualitet
0
“E kam tradhtuar, mirë ja kam bërë”/ Burri e pranon hapur marrëdhënien jashtëmartesore!

Pronësia e një banese në qytetin e Korçës është “molla e sherrit” mes çiftit Zhulieta dhe Astrit Avdia të cilët ishin të ftuar në emisionin “Shihemi në gjyq” në TV Klan.

Konflikti midis tyre ka nisur në vitin 2005 me blerjen e banesës për të cilën janë bërë dy dokumente në një zyrë noteriale. Në njërën prej këtyre dokumenteve është firma e Donika Avdia, kunata e zotit Astrit, e cila banon në këtë shtëpi.

Në vitin 2005 Astriti ka nënshkruar një kontratë shit-blerjeje me çiftin Karafili, të cilët kanë ndërruar jetë. Në vitin 2011 Astriti ka nxjerrë një certifikatë pronësie dhe Avniu, vëllai i tij, pavarësisht se paratë janë paguar nga Astriti, ka thënë se shtëpia i përket atij.

Këto kanë sjellë dhe konfliktin mes çiftit të bashkëshortëve. Zhulieta dhe Astriti prej 4 vitesh jetojnë në Belgjikë, të ndarë nga njëri-tjetri. Zhulieta e ka përzënë të shoqin nga banesa pa marrë as rrobat e tij me vete. Më pas ai ka shkuar të qëndrojë në një banesë sociale.

Për më tepër, Zhulieta dyshon për tradhëti nga i shoqi, dhe se pas largimit nga shtëpia, ka shkuar të jetojë me personin që e ka tradhëtuar. Ndërkohë bashkëshorti ka habitur duke e pranuar hapur tradhëtinë ndaj bashkëshortes.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

“E kam tradhtuar. Mirë ia kam bërë” – është shprehur Astrit Avdia.

Pjesë nga debati në emision:

Eni Çobani: Vendimi i gjykatës Korçë rrëzon pretendimin e Astritit dhe prona del në origjinë, te zoti Agron Karafili duke mohuar pagesën dhe është kërkuar një dokument që provon se në datën e firmosjes ka qenë prezent te noterja, e cila thotë se nuk e mban mend këtë. Ke pranuar këtu që ke qëndruar në Belgjikë dhe në një nga pikat e bëra nga gjyqtarët, kërkohet që ju të vërtetonit faktin, njëherë, ke qenë në Gjykatën e Apelit?

Astrit: Kemi qenë të dy. E pyeta Avniun, “më jep kartën”, “nuk e kam”, “ku e ke avokatin?”, “nuk e di”. Unë jam shumë i revoltuar, më beso. Katër vjet më ka lënë rrugëve mua kjo.

Zhulieta: Të kam lënë e do të të lë derisa t’ia nxjerrësh kokën muhabetit.

Astrit: Të të vijë turp kur ti e humb besimin. Kam punuar 10 vjet në minierë për ty dhe mua më sjell këtu, të të vijë turp.

Zhulieta: Këto kulaçkat që ke bërë ti me Donikën, shko e haji tani.


***

Zhulieta: Të kam sjellë se e di shumë mirë përse të kam sjellë. Të kam sjellë për atë që i ke falur shtëpinë. Të cilën ne e kemi blerë me shumë mundime. Ti duhet të sqarosh tani si e ke bërë këtë punë. Ti i ke dhënë krahë atyre, je bërë njësh me palën tjetër dhe neve na ke lënë nën hije. Duke ditur që shuma e parave ka dalë nga kjo kockë.

Astrit: Zonjë e nderuar, kam bërë një kontratë me noteren dhe është emri im.

Zhulieta: Çfarë kontrate mor djalë? Këtu figurojnë dy emra. Je ti është edhe Donika. Kush është Donika për ty?

Astrit: Ka mundësi ta shikoj pak?

Zhulieta: Ta shikosh. Urdhëro. Edhe hapi sytë mirë shikoje e lexoje edhe studioje. Çfarë është kjo?

Astrit: Merre. Më sill ti mua, paskam nënshkruar unë edhe ka dalë ajo! Sesi i ka bërë ajo punën as s’më intereson fare. Kontratën e kam bërë unë.

Zhulieta: Por kjo çfarë është more i dashur? Figuron emri i Donikës nuk figuron emri im. Më thuaj kë ke grua se më vjen dhe rëndë ta them. Kë ke grua, ke atë apo më ke mua? Thuaja zonjës Eni e zotit Ardit.

Astrit: Çfarë dyshon ti?

Zhulieta: Po dyshoj, besoj për tradhti zonja Eni.

Eni Çobani: Dyshon për tradhti bashkëshortore. Është e vërtetë?

Astrit: Anën juridike jua kam lënë dhe besuar juve për t’u përgjigjur për anën juridike.

Eni Çobani: Tani më fal, ke marrëdhënie me këtë zonjën ti apo jo?

Astrit: Di unë sesi ka vajtur ai emër zonja Eni.

Zhulieta: Ti duhet të japësh shpjegime në radhë të parë, mua që të kam sjellë këtu edhe zonjës Eni.

Eni Çobani: O Astrit e ke tradhtuar bashkëshorten ti se dy fjalë janë, po jo?

Astrit: E kam tradhtuar. Mirë ia kam bërë. Po e them publikisht këtu. Mirë ia kam bërë!

Zhulieta: Si nuk të vjen zor nga vetja që nxjerr këto fjalë? Kemi 40 vjet martuar, ku vajtën ato 40 vite? Të besova paranë të blije shtëpi për fëmijët, për veten, të rrinim dhe ne si të gjithë njerëzit.

Pas

Gjithçka gati në Milano! Derby i “Mandoninës” premton surpriza, ja formacionet zyrtare

Para

“Nuk doja të zemëroja mamin prandaj…”/ Hyri gjatë natës në palestër për të vjedhur, policia italiane kap mat shqiptarin!

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

A do të ulen çmimet e shtëpive? Ja cfarë thotë eksperti

A do të ulen çmimet e shtëpive? Ja cfarë thotë eksperti

nga Fast News
15:30 | 28/12/2025
0

Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

nga Fast News
15:00 | 28/12/2025
0

Banka Botërore: Si ta bëjmë më të lehtë kthimin dhe qëndrimin

Banka Botërore: Si ta bëjmë më të lehtë kthimin dhe qëndrimin

nga Fast News
14:38 | 28/12/2025
0

Kosova voton! Mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Kosova voton! Mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare

nga Fast News
13:42 | 28/12/2025
0

Para
“Nuk doja të zemëroja mamin prandaj…”/ Hyri gjatë natës në palestër për të vjedhur, policia italiane kap mat shqiptarin!

“Nuk doja të zemëroja mamin prandaj…”/ Hyri gjatë natës në palestër për të vjedhur, policia italiane kap mat shqiptarin!

Recent News

A do të ulen çmimet e shtëpive? Ja cfarë thotë eksperti

A do të ulen çmimet e shtëpive? Ja cfarë thotë eksperti

15:30 | 28/12/2025
Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

15:00 | 28/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar