Gazetarja Lindita Çela tha në Politiko, se ish-drejtori i Kadastrës së Vlorës, Klodian Troci, është rrahur barbarisht në zyrën e tij.
Sipas saj ish-drejtori, tashmë i arrestuar, është dhunuar për shkak të detyrës, ndërsa skandaloz është fakti se ai është dhunuar në ambientet e punës.
Pjesë nga debati
Lindita Çela: Drejtori që është arrestuar tani është rrahur keq, po keq ama, në zyrën e tij.
Artan Lame: Ai që u rrah, u rrah. Ta mbajë vetë drurin…
Lindita Çela: U rrah në zyrën e shtetit.
Artan Lame: Këto janë problemet e Vlorës.