Rutina e mëngjesit është shumë e rëndësishme për të pasur një lëkurë të pastër dhe të shndritshme, por ekziston mundësia që disa procedura t’i keni bërë gabim. Ka disa faktorë që nxisin krijimin e rrudhave në mënyrë të parakohshme, sipas “Bright Side”.
Ju hani tërshërë në mëngjes çdo ditë.
Një tas me tërshërë për mëngjes është një mënyrë e shijshme dhe e shëndetshme për të nisur ditën. Por nëse e hani atë vazhdimisht, mund të dëmtoni pa dashje trupin dhe lëkurën tuaj. Kur hani tërshërë shumë shpesh, ju po e privoni trupin nga lëndë ushqyese të tjera thelbësore, të cilat mund ta thajnë dhe plasaritin lëkurën.
Qëndroni gjatë në dush.
Një dush në mëngjes është një mënyrë e mirë për t’u zgjuar. Por nëse e bëni këtë gjë çdo ditë, mund të dëmtoni lëkurën. Uji i nxehtë dëmton shtresën mbrojtëse të lëkurës që bllokon lagështinë e nevojshme, duke bërë që procesi i plakjes të përshpejtohet. Nëse e lani fytyrën në dush për të kursyer kohë, mund të dëmtoni kapilarët në fytyrën tuaj, sepse uji i nxehtë i zgjeron ato.
Pini kafe në mëngjes.
Shumë njerëz nuk mund ta imagjinojnë mëngjesin e tyre pa një filxhan kafe të nxehtë, dhe përveçse është e shijshme, kafeja në fakt mund t’i sjellë dobi lëkurës suaj. Por nëse e pini çdo ditë para se të konsumoni mëngjes, mund t’i bëni lëkurës tuaj më shumë dëm sesa mirë. Kafeja është një diuretik i fuqishëm, që do të thotë se mund t’ju dehidratojë. Kjo, nga ana tjetër, kafeina do ta bëjë më të vështirë daljen e toksinave nga trupi përmes lëkurës, e cila do të ekspozohet më shumë ndaj rrudhave të parakohshme.
Aplikoni krem kundër diellit vetëm kur ka ditë me diell.
Kremi kundër diellit ndihmon në mbrojtjen e lëkurës kur jeni jashtë gjatë verës, por aplikimi i tij edhe nëse kaloni gjithë ditën brenda mund të parandalojë plakjen e lëkurës. Edhe pse xhami i përdorur në makina, shtëpi dhe dritare zyrash bllokon shumicën e rrezeve ultra vjollcë, ai nuk e mbron lëkurën nga ato. Pra, edhe nëse jeni duke punuar në një zyrë gjatë gjithë ditës dhe nuk kaloni shumë kohë jashtë, është mirë të aplikoni krem kundër diellit.
I përmbaheni të njëjtës rutinë të kujdesit për lëkurën.
Përdorimi i të njëjtave produkte çdo ditë nuk i bën mirë lëkurës suaj. Dermatologët rekomandojnë të ndryshoni rutinën e kujdesit të lëkurës sipas stinëve.
E lani fytyrën në mënyrë të gabuar.
Nëse e keni vënë re se fytyra duket e yndyrshme kur ngriheni nga gjumi, në fakt ka një shpjegim shkencor për këtë. Trupi juaj humbet ujë gjatë natës dhe si një mënyrë për të parandaluar dehidratimin, ai fillon të prodhojë më shumë vaj. Edhe nëse nuk e duroni dot yndyrën dhe dëshironi që fytyra juaj të duket mat, mos përdorni pastrues me formula të ashpra. Është më mirë të lani fytyrën me ujë të vakët duke përdorur një pastrues të butë dhe duke aplikuar krem hidratues përpara se lëkura të thahet.