• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Do përfitojnë sipas ligjit, aq metra pronë sa kanë” Erion Veliaj deklaratë për pronarët e ‘5 Majit’

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Do përfitojnë sipas ligjit, aq metra pronë sa kanë” Erion Veliaj deklaratë për pronarët e ‘5 Majit’
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i ka siguruar të gjithë ata që kanë humbur shtëpitë për shkak të tërmetit të 26 nëntorit 2019, apo janë prekur nga procesi i rindërtimit të lagjeve të reja te zona e “5 Majit”dhe në “Kombinat” do të kompensohen sipas ligjit.

“Ligji thotë se banorët që kanë shtëpitë te “5 Maji” nuk duhet të dëmtohen. Pra, nuk mund të zgjidhim një hall, duke krijuar një tjetër. Kjo është arsyeja pse edhe banorët që banojnë në Kombinat dhe te “5 Maji”, ku do bëhen lagjet e reja, do trajtohen njësoj.

Kush është pronar me letra, do të trajtohet me formulën e pronarit, pra do marrë shumë më shumë seç kishte. Ndërkohë, dikush që është në proces legalizimi, pra e ka zaptuar atë tokë, që ka qenë në fakt tokë shtet, sepse gjithë Bregu i Lumit ka qenë tokë e Bashkisë, ndërmarrje e Bashkisë, do t’i marrin metrat katrorë siç i kanë pasur.

Kontrata thotë: Sa metra ke? Ke 200 metra? Merr 200 metra banesë”, shpjegoi Veliaj. Kryebashkiaku tha se kush nuk provon që është pronar i banesës ku banon, por është thjesht qiraxhi në atë banesë, nuk përfiton. “Shtëpitë i përfitojnë vetëm ata që kanë lidhje me atë pronë. Kemi verifikuar se njerëzit që ulërasin më shumë në televizor janë o qiraxhinj, o rrinë tek kunata apo te baxhanaku.

Por, ndërtesa bëhet për pronarin e shtëpisë; është si të thuash, ra tërmet në një hotel dhe meqë isha aty, në atë dhomë, të marr edhe unë një dhomë nga hoteli i ri kur të ndërtohet. U përplas makina që kisha marrë me qira dhe kur të bëhet pagesa nga siguracioni të marr dhe unë një makinë. Jo! Makinë të re, hotel të ri, pallat të ri, apartament të ri merr pronari, jo ti që ishe bujtës aty sepse prona nuk është e kunatit, as e baxhanakut, por është e kryefamiljarit ose e personit që e ka të regjistruar si pronë”, tha Veliaj. Ai shtoi se spekulantët do të demaskohen. “Kush është spekulant do trajtohet si spekulant dhe do të nxirret publikisht si mashtrues, që shkon të përfitojë në një vend që nuk është i tiji, por i dikujt tjetër, vetëm për faktin se ka ndenjur aty disa kohë, qoftë me qira, ose qoftë në dakordësi me pronarin real. Njerëzit duhet të kuptojnë se këto nuk janë sevapet personale të Kryeministrit dhe kryetarit të Bashkisë. Këto janë programe sociale, që shkojnë për të ndihmuar dy faktorë: Ata që humbën shtëpinë nga tërmeti dhe ata që, në fakt, për 1000 arsye, u gjendën në atë tokë të Bashkisë dhe të qeverisë, fillimisht duke e marrë pa leje, pastaj duke ndërtuar pa leje, por eventualisht duke e legalizuar dhe hipotekuar”, u shpreh Veliaj.

Pas

“Do të ketë vetting dhe për këtë kategori” Ulsi Manja lajmëron vendimin më të fundit të qeverisë

Para

A do të paguhet 4 euro taksë për të kaluar Rrugën e Arbrit? Ja si përgjigjet ministrja e Financave

Para
A do të paguhet 4 euro taksë për të kaluar Rrugën e Arbrit? Ja si përgjigjet ministrja e Financave

A do të paguhet 4 euro taksë për të kaluar Rrugën e Arbrit? Ja si përgjigjet ministrja e Financave

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

nga Fast News
08:00 | 18/09/2025
0

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

nga Fast News
07:30 | 18/09/2025
0

Qeveria zbardh programin për 4 vitet e ardhshme, ja ku do të ndërhyhet

Qeveria zbardh programin për 4 vitet e ardhshme, ja ku do të ndërhyhet

nga Fast News
22:57 | 17/09/2025
0

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

nga Fast News
09:41 | 17/09/2025
0

Recent News

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

08:00 | 18/09/2025
OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

07:30 | 18/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar