• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Dikur unë e kam mbrojtur” Duma akuzon Berishën për besëprerje: Mori përgjegjësi dhe u soll si burrë shteti

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Dikur unë e kam mbrojtur” Duma akuzon Berishën për besëprerje: Mori përgjegjësi dhe u soll si burrë shteti
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Nënkryetarja e Partisë Demokratike Grida Duma ka bërë një reagim të gjatë rreth zhvillimeve më të fundit në këtë forcë politike dhe në veçanti qendrimet e një prej themeluesve të saj, Sali Berishën.

Ndërsa kujton kohët kur ajo ishte në mbështetje të tij, Duma kërkon nga Berisha reagim lidhur me linçimet që sipas saj po bëhen nga mbështetësit e Berishës, kundër atyre që nuk mendojnë si ai.

“Dikush që i thotë vetes “burrë shteti”, pasi mbaron së foluri, nuk rri e dëgjon me endje si linçohen nga ushtarët e tij; ata që nuk mendojnë si ai. Kjo është nga ato besëprerje që nuk kanë lidhje me “burrin e shtetit”. Ai i detyrohet modelit që duhet të lërë në histori dhe faktit që përfaqëson më shumë se thjeshtë personin”, shkruan ndër të tjera Duma.

Postimi i plotë

Për Sali Berishën dhe përfituesit linçues prej tij,

Për politikën dhe për njerëzoren,

Sot, demokratët janë vendosur me pa të drejtë në një betejë kundër vetes.  Se cilët janë përgjegjësit sot për këtë, vetëm koha do ta vërtetojë një ditë.  Derisa të vijë ajo ditë do na ndajnë dy botë; ata që do përfitojnë dhe ata që e dinë që do goditen por qëndrojnë që demokratët një ditë të fitojnë. Pra përfituesit dhe fituesit! Se si po vepron seicili nga ne në këtë situatë, po ashtu kam bindjen që koha do ta qartesojë një ditë.

Sa edhe kam bindjen që për qëndrimet e mia koha do më japë të drejtë. Bindjen e qartësinë që kam sot e kam pasur në 2013 kur tradhëtarët e tij, përfituesit nga ai me dhjetra vite madje dhe ata jashtë tij; ju sulën të gjithë Sali Berishës, dhe nuk dilte askush ta mbronte publikisht.  As ata që ju ndryshoi jeta me breza prej tij, aq më pak ata.

E kam mbrojtur unë! E kjo është e dokumentuar, dhe e fiksuar në kujtesën e demokratëve pa asnjë dritë hije. E mbroja Sali Berishën si figura politike që mori përgjegjësinë e vet dhe u soll si burrë shteti.  Në atë kohë kur e kam mbështetur nuk kam komunikuar me të as “si” as “pse”; ishte bindje e imja.

Mbështetja ime publike për të, nuk është sot një arsye që unë të kërkoj paqe dhe mirëkuptim nga Sali Berisha, por një arsye më shumë, që të kërkoj prej tij përgjegjshmëri në debatin publik.

Mbi të gjtiha i takon atij një guxim njerëzor për t’i thënë vetë gjërat e mira apo të këqija në adresë time apo gjithkujt tjetër. Por sot shoh sërish skena që përsëriten; shoh se si përpos atyre që e kanë me pastërti reale pjesëmarrjen në përplasjen e brendshme, ka shumë nga ata që i janë sulur e po kacavirren rreth tij, me nuhatje për të përfituar sërish nga ai.  Unë nuk gjykoj këta apo ata aspak!  Natyra njerëzore i ka të gjitha! Gjykoj dhe kam një reflektim ndaj Sali Berishë-s!

Gjykoj sepse Sali Berisha, ka mundësi që me një fjalë apo gjest, të drejtojë në çast, ndjekesit e ata që kacavirren të pas tij.

Kjo sepse për fat të mirë ose jo, bashkëpunimi me të, më ka mësuar të kuptoj që valenca e tij politike ka ndikim te fortë tek ata që flasin me fjalët e tij, ata që thonë ato që nuk mund t’i thotë dot vetë ai.  Sot Sali Berisha, më e pakta ka detyrë ta përdorë këtë valencë, që ata që sot vërtiten rreth tij mos përdorin linçimin.  Ka detyrë të ndalojë ata që përdorin  linçime personale ndaj njerëzve, që ndoshta sot nuk mendojnë si ai, por që për atë vetë, kanë kontribuar e punuar dhe shumë madje.

Dhe këtë nuk ia drejtoj si kërkesë me përulje, por si një reciprocitet minimal! Dikush që i thotë vetes “burrë shteti”, pasi mbaron së foluri, nuk rri e dëgjon me endje si linçohen nga ushtarët e tij; ata që nuk mendojnë si ai.

Kjo është nga ato besëprerje që nuk kanë lidhje me “burrin e shtetit”. Ai i detyrohet modelit që duhet të lërë në histori dhe faktit që përfaqëson më shumë se thjeshtë personin e tij individual në trashëgiminë e demokratëve.

I detyrohet të njerëzishmes, etikës dhe politikës që e ka shenjuar për mirë dhe për keq; por që duhet ta shenjojë edhe më shumë për mirë. Në këtë betejë finale për Sali Berishën do ishte mirë për të dhe të gjithë, të shihej edhe njeriu tek ai.

Në fakt kjo është realisht beteja e tij.

Pas

“Nuk kemi ku të kalojmë” Makina e “Vodafone” bllokon Rrugën e Ambasadave në Tiranë, shoferët të shqetësuar

Para

Mjekët: Të hiqet ora policore/ Ilir Alimehmeti: Mos i besoni miteve për vaksinat!

Para
Bilanci i virusit/ Epidemiologu Alimehmeti: Ja çfarë po ndodh në Tiranë

Mjekët: Të hiqet ora policore/ Ilir Alimehmeti: Mos i besoni miteve për vaksinat!

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

nga Fast News
19:10 | 16/09/2025
0

Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

nga Fast News
19:07 | 16/09/2025
0

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Recent News

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

19:10 | 16/09/2025
Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

19:07 | 16/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar