Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibej i ftuar në ‘Frontline’ në ‘News24’ komentoi incidentit e ndodhur, ku deputeti socialist Bujar Çela uroi 28 nëntorin duke përdorur foton e ish-diktatorit Enver Hoxha.
Ai nuk e vlerësoi si një provokim, ndërsa u shpreh se një veprim i tillë i bërë nga një ligjvënës e bën rastin akoma më dramatik.
“Nuk ishte një provokim. Thënë nga një ligjvënës çështja bëhet më dramatike, këmbëngulja e bën po ashtu më dramatike. Nuk kemi parë as më të voglën distancim. Të glorifikosh diktatorin!? Ka ende sot njerëz që nuk dinë fatinë tyre që u pushkatuan teksa tentonin të kërkonin lirinë. Ka ende njerëz që nuk gjenin arsye përse u burgosën. Pasojat e asaj diktature ka ende njerëz që janë duke i vuajtur. Ky rast nuk ka si të jetë liri fjale. Në ambiente publike të lartësosh dhunën, vrasjet , internimet, gjenocidin nuk është liri, por të riprodhosh edhe njëherë si metodë të ngritjes së shtetit diktaturën. Ta sjellësh prej një ligjvënësi në mes të një parlamenti dhe ta injektosh në publik është e rëndë.
Gjatë bisedës në studio Alibeaj, tha se deputeti Çela ka treguar atë që partia ku militon e konsideron një gjë normale.
Ai gjithashtu theksoi se do ti drejtohen Këshillit të Etikës, ndërsa shtoi se duhet të ishte bërë një distancim nga figurat politike ndaj këtij rasti.
“Këmbëngulja pa arsye e individit në fjalë, fakti që tentuan ta anashkalojnë duke thënë që i kishin vjedhur telefonin…Ne do të bëjmë reagimin tonë. Është detyrë morale. Do bëjmë kërkesë në Këshillin e Etikës. Distancimi, ky është mesazhi që figurat politike do të duhet të përcjellin në publik. Nuk do të bëjmë këtë kërkesë…Kërkohet një reagim më i madh…”, tha Alibeaj, ndërsa shtoi: Në vende të tjera të Europës jo vetëm që do të dënoheshin. Do jetë dhe është individuale kur individi që e bën atë është privat. Këtu është shteti që ndërhyn dhe shteti jeton për shkak të disa vlerave morale. A kemi vuajtur nga diktatura apo jo? Qortimet duhet të jenë ligjore pasi kështu funksionon shteti i civilizuar që dënon dhunën”
PD do të ndërmarrë nismën për dekomunistizimin?
Alibeaj: Që në 2018 ka pasur një iniciativë. Ne kemi në kushtetutën tonë që ndalon këto gjëra, edhe pse jo e detajuar. Të aplikojmë dhe miratojmë ligje që ndaloj në simbolizmin e diktaturës. Brezat e rinj nuk mund të ushqehen me makabritetet e diktaturës.
Diktatura në Shqipëri ka një të ngjashme , nazizmin në Gjermani. Iniciativat është mirë të zgjerohen dhe të mos identifikohen vetëm me një parti politike. Pse jo edhe socialistë, besoj që ka edhe nga ata që kanë vlera morale të japin kontributin e tyre./BW