Rritja e pagave dhe pensioneve është tema e cila ka shkaktuar debat mes mazhorancës dhe opozitës në Komisionin për Ekonominë dhe Financave ku po diskutohet projekt-buxheti për vitin 2022.
Deputeti demokrat, Edmond Spaho i ka kërkuar qeverisë një plan konkret që për 4-5 vitet e ardhshme të dyfishohen pagat dhe pensionet të cilat sipas tij janë nën nivelin e mbijetesës.
Spaho u shpreh se Kosova ka pensione dhe pagesa më të larta se Shqipëria e cila ka bërë hapa pas.
Edmond Spaho:
“Paga pensionet, prej 10 vitesh ne kemi pasur një rritje me pikatore të pagave dhe pensioneve. Kemi qënë vendi me nivelin më të lartë të pagave në Rajon, sot jemi në nivelin më të ulët të pagave. Kjo tregon se dicka nuk shkon këtu edhe gjendja ekonomike që kemi shtetin dhe popullin më të varfër në europë. Është politika për pagat pensionet, rritjet preferenciale nuk vlejnë. Po nuk patëm nj ëproigram që në harkun e pagave dhe pensioneve të dyfishojmë. Ky nivel kaq i ulët i pagave dhe pensioneve, më kujtojnë kohën e komunizmit. “ju bëni sikur na jepni pagë, ne bëjmë sikur punojmë”. Mendjen e kanë tek ryshfeti, për cdo punë për çdo letër duhet të paguash diçka. Nëse duhet të eliminojmë këtë korrupsion dhe të përqendrohemi tek pagat dhe pensionet. Nuk është dinjitoze për shtetin shqiptar që në Kosovë është pensionet më i lartë, pse ku i gjejnë ata. Shikoni seriozisht këtë pagat dhe pensionet pasi edhe shteti shqiptar me këto kushte që është ka më shumë për të bërë.
Eduard Shalsi: Të thuash shqiptarët janë më mirë apo më keq , të thuash shqipotar3ët skano bukë ne duhet të kemi kulturë ku flasim dhe ku bazohemi cfarë të dhënash bazohemi kur flasim në komisione. Ne mund të debatojmë por duhet të kanalizojmë debatin, cdo të thoptë kur një ekonomi shkon mirë, cilët janë treguesit indikatorët e ekonomisë. Do të fjoj cilindo nga ju që ta ngremë nivelin e debatit në një plantë tillë, ne dëgjuam guvernatorin e Bankës së Shqipërisë dhe raporte ndërkombëtare, për cfarë flasin ata? Ju emëronit në kohën tuaj drejtorë, mësues por edhe drejtorë doganash. Argumentat mbështetini në të dhëna jo në ajër.
Spaho: Duhet tu përgjigjem juve për cfarë thatë…
Shalsi: Të sqarohemi për dicka, e keni zakon të keq flisni nga vendi pa mikrofon dhe thoni po na jep leksione ky. Ju dëgjuam dhe pranoni fjalën e tjetrit nuk dua t’ia di nëse të pëlqen apo jo fjala ime…
Spaho: A mund të flas…
Ndërhyn Dashamir Shehi duke ndërprerë kryetarin: Pse ty do të dëgjojmë ne…
Shalsi: Kam të drejtë të them atë që dua të them, nëse të pëlqen ose jo ty zoti Shehi. Duhet të vendos rregull, e di që shumë prej jush e kanë problem nuk presin për fjalën por te ndërpresin.
Spaho: Përpiqu të ngresh nivelin. Nuk keni të drejtë juve që sa herë flasim ne ju ndërhyni dhe jepni këshilla. Detyra shtesë që keni krahasuar me ne mbani rrjedhën e debatit sipas rregullores, por nuk shkon tju dëgjojmë juve sa herë ne bëjmë propozime. Cfarë po thoni se ti je më i kualifikuar se unë, unë ju respektoj. Unë kam rezervat e mia, bujqësisë kemi më pak para në bujqësi. Së dyti planifikimi për rritjen e të ardhurave nuk do të realizohet, në korrik çdo të takohemi prapë dhe do të shikojmë. Nëse jemi mirë financiarisht hajde bëjmë rregullin fiskal sic e kemi pasur, e kuptoj që për këtë periudhë dy vjeçare ishte e vështirë për shkak të pandimisë dhe tërmetit. Do të na rëshqasë ekonomia në greminë. Paketa fiskale është kundër qytetarëve dhe pro oligarkëve. Ju po ja fusni blektorëve dhe fermerëve duke rritur TVSH. Jo vetëm janë rritur cmimet për inputet, sepse shkojmë blemë pleh kimik dhe marrim zhavorr.