• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Biznes në xhaminë e Dibrës, gruaja e Imamit hap lokalin në këtë pronë; kabllor në minare dhe antena celulare

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Biznes në xhaminë e Dibrës, gruaja e Imamit hap lokalin në këtë pronë; kabllor në minare dhe antena celulare
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e kaluar problematikat e pronave të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në rrethin e Dibrës.

Në redaksinë e emisionit investigativ mbërritën informacione se në xhamitë në Dibër po bëhej biznes. Në minaren e një xhamie ishte vendosur një antenë e një kompanie celulare, në një xhami tjetër antena të një Tv Kabllor, ndërkohë në pronat e xhamisë ishte ndërtuar po ashtu edhe një lokal privat.

Një besimtar tregoi problematikat, duke filluar që nga prona në afërsi të Xhamisë së Madhe në Peshkopi. Ai tha se kjo xhami është ndërtuar pak vite më parë dhe ka kushtuar rreth 30 milionë lekë. Sipas tij, me një shumë 7 milionë lekësh të reja është blerë edhe një ambient privat afër me xhaminë. “Në këtë pronë është ndërtuar një lokal privat. E përdor imami i xhamisë, mirëpo është blerë nga Myftinia e Dibrës. Nuk ka asnjë vendimmarrje nga Këshilli i Myftinisë” shprehet besimtari.

Tutje pohon se, xhamia e vjetër në Peshkopi, atje ku u hap shkolla e parë shqipe në atë qytet, është lënë në mëshirë të fatit. “Nuk është vënë dorë prej vitesh dhe rrezikon besimtarët që shkojnë e falen përditë në atë vend” vijon besimtari, ndërkohë që deklaron se janë shpenzuar miliona për xhami në fshatra të vegjël dhe xhamia në qytet është në këtë gjendje.

“Rrezikojnë përditë jetën. Askush nuk kujtohet” deklaron ai, ndërsa denoncon edhe biznesin me antena të kompanive celulare të vendosura në minare. Një rast i tillë është në xhaminë në Maqellarë, ku në minarenë e xhamisë është vendosur një antenë e tillë, pa pyetur aspak besimtarët. Nga ana tjetër, në minarenë e xhamisë në fshatin Sohodoll janë vendosur antena të një TV Kabllori dhe interneti.

Pas kësaj ankese, gazetarët shkuan në Xhaminë e Madhe në qytetin e Peshkopisë, teksa biseduan edhe me “pronarët” e lokalit. Ata thanë se ambientet i kanë marrë me qira nga Myftinia e Dibrës, teksa të gjitha investimet janë bërë private. Ndërkohë, Fiksi shkoi edhe në Sohodoll ku konstatoi se në minarenë e xhamisë ishin disa antena të një Tv Kabllori dhe linje interneti. Ndërkohë, në minarenë e xhamisë në Maqellarë janë vendosur antena të një kompanie celulare. Hoxha i xhamisë i tha gazetarëve se kontratën e ka bërë Myftinia e Dibrës dhe se ai i ka gjetur në atë vend.

Për të gjitha këto shqetësime, gazetarët biseduan me Myftiun e Dibrës, Muiz Kurtulla, i cili ishte në dijeni të të gjithë problematikave. Ai tha se “ashtu si gjithë shoqëria, apo vendi, funksionon edhe Myftinia Dibër, ku janë vendosur antena në minarenë në xhami”. Sipas tij, vendimin e ka marrë Myftinia, ndërsa theksoi se me qiranë e marrë paguhet hoxha dhe disa shpenzime të tjera.

Ndërkohë, në lidhje me lokalin te Xhamia e Madhe, tha se “është lokal i Myftinisë”. Pohoi se atje nuk futet njeri përveç stafit të brendshëm, por nga vëzhgimi i “Fiks Fare” rezultoi krejt e kundërta, pasi edhe persona të tjerë shkojnë në atë ambient. Madje, punonjësit thanë se ambienti është marrë me qira. “Është pronë e Myftinisë, nuk është dhënë me qira. E përdorim ne” thotë Myftiu.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Pas

Vr au një 30-vjeçar në sy të gruas shtatzënë, arrestohet pas 11 vitesh shqiptari i rrezikshëm

Para

Një ditë më më parë u inagurua nga kryeministri, reshjet e dëborës bllokojnë Rrugën e Arbrit

Para
Një ditë më më parë u inagurua nga kryeministri, reshjet e dëborës bllokojnë Rrugën e Arbrit

Një ditë më më parë u inagurua nga kryeministri, reshjet e dëborës bllokojnë Rrugën e Arbrit

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Pasaportat më të forta të 2026, surprizon vendi i parë, Shqipëria dhe Kosova të fundit në Ballkan

Pasaportat më të forta të 2026, surprizon vendi i parë, Shqipëria dhe Kosova të fundit në Ballkan

nga Fast News
17:30 | 13/01/2026
0

Shteti merr sterilizimin, PPP kthehet në shoqëri publike, ja si do të funksionojë

Shteti merr sterilizimin, PPP kthehet në shoqëri publike, ja si do të funksionojë

nga Fast News
17:26 | 13/01/2026
0

17.2 vite i duhet një familje për të blerë një shtëpi në Shqipëri, më vështirë se kudo në Europë

17.2 vite i duhet një familje për të blerë një shtëpi në Shqipëri, më vështirë se kudo në Europë

nga Fast News
17:01 | 13/01/2026
0

Presidenti dekreton Paqen Fiskale, pavarësisht kundërshtimeve të FMN

Presidenti dekreton Paqen Fiskale, pavarësisht kundërshtimeve të FMN

nga Fast News
16:50 | 13/01/2026
0

Recent News

Pasaportat më të forta të 2026, surprizon vendi i parë, Shqipëria dhe Kosova të fundit në Ballkan

Pasaportat më të forta të 2026, surprizon vendi i parë, Shqipëria dhe Kosova të fundit në Ballkan

17:30 | 13/01/2026
Shteti merr sterilizimin, PPP kthehet në shoqëri publike, ja si do të funksionojë

Shteti merr sterilizimin, PPP kthehet në shoqëri publike, ja si do të funksionojë

17:26 | 13/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar