Pasi kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bllokuar komentet në Twitter për personat që nuk i ndjek, ka ardhur dhe reagimi i aktivistes shqiptaro-amerikane Evi Kokalari.
Vendimi u mor nga Basha pasi shkruajti dje për ish-kryeministrin Sali Berisha se ka rënë shumë poshtë.
Kokalari i bën thirrje që të hapë komentet dhe e paralajmëron Bashën se më 11 dhjetor do të bien kambanat për të.
“Tick-tock, tick-tock!
@lulzimbasha_al
, bëhu burrë dhe hap komentet kur tweet, që populli të të kujtoj se në 11 Dhjetor, këmbanat do bien për ty.”, shkruan Kokalari.