Moderatorja Amarda Toska vazhdon të tërheqë vëmendje jo vetëm me linjat trupore, por edhe me tiparet në fytyrë, pavarësisht se vitet kalojnë. Pyetja më e shpeshtë që i bëhet nga ndjekësit në rrjete sociale lidhet pikërisht me ‘sekretin’ e bukurisë natyrale që ajo ka.
Sot, teksa ishte e ftuar tek “Goca dhe Gra”, Amarda u pyet nëse ka bërë ndërhyrje estetike në fytyrë, për të rregulluar diçka.
“Mendoj që fakti që nuk bëj asgjë, jam kjo që jam dhe që kam ngelur po e njëjta, se po të bëj gjëra, mund të ndryshoj paksa”,- u përgjigj moderatorja.
Më pas, njëra nga gazetaret vazhdoi ta ngacmojë dhe e pyeti sërish: “Vërtet nuk ke bërë asgjë?!”.
Amarda iu përgjigj: “Unë kështu them. Vërtetojeni, hidhni hipoteza dhe flasim. Unë jam pro ndërhyrjeve estetike që korigjojnë një defekt të lindur apo shërojnë një kompleks të femrave siç mund të jetë hunda, buzët, apo diçka që ato e kanë të nevojshme ta bëjnë në trupin e tyre dhe për sa kohë e bëjnë në cakun e duhur dhe pa u ekzagjeruar, është një gjë që nuk kanë pse ta fshehin. Sepse është një gjë që i jep femrës vetëbesim dhe nuk mendoj që duhet fshehur kjo gjë”.
Amarda dhe bashkëshorti i saj, Ermal Mamaqi, janë prindër të dy fëmijëve. Ata janë bekuar me një djalë, të cilin e kanë quajtur Joel, dhe me një vajzë, e cila quhet Sia. Toska tregoi se është ajo që merret më shumë me fëmijët, sepse Ermali është shumë i angazhuar me punë.
“Fëmijët, duke qenë se duan gjithë kohës vëmendje, duan që të të kenë aty dhe në çdo moment për veten e tyre, në atë moment që mblidhesh në shtëpi me bashkëshortin, ke gjëra për të diskutuar, ndërkohë që fëmija është aty dhe do kohën tënde. Kjo shkakton konfliktin mendoj.
Me ardhjen në jetë të fëmijës së dytë gjërat në shtëpi komplikohen pak. Për gjëra teknike, si për laje, shpëlarje, ushqim, prakticiteti dhe eksperienca që fiton nëna, bëhet më e lehtë. Ndërsa për ndarjen e kohës, bëhet më e vështirë. Sepse, le ta pranojmë, burrat në të shumtën e rasteve nuk janë pjesë e kësaj bote. Ermali shpenzon të gjithë kohën që ka kur është në shtëpi.
Nuk kam asnjë të drejtë nga ana morale t’i kërkoj më shumë impenjim, sepse unë e di se çfarë po bën dhe sa po lufton për atë që po bën. Është vetë jeta e tillë, që njëri duhet të mbajë më shumë peshë në këtë drejtim. Kur të dy janë të impenjuar, dikush që është më pak i lirë… Ermali ka pasur një rol në familje, të na argëtojë.
Unë jam e keqja në shtëpi. Kur shkoj unë në shtëpi, djali ikën me vrap, sepse thotë ‘Obobo, do bëj detyrat’. Ndërsa kur vjen babi, u shëndrijnë sytë. E di që do kalojë, nuk mërzitem dhe e di që është një detyrë e femrës kjo”.
Duke qenë se merret me organizimin e ceremonive martesore, Amardës iu desh të luante një lojë në memision. Asaj iu kërkua të përshkruante shkurtimisht se si do ta organizonte dasmën e Donald Veshaj dhe të Bora Zemanit.
“Borën e shoh elegante. Nëse do ta vishja nuse, do ishte një nuse elegante. Me fustan modern, por në dandellë, që e bën më klasike. Linjat e trupit patjetër duhet t’ia evidentojmë. Bora ka një portret shumë të bukur dhe i shkon të jetë sa më e thjeshtë përsa i përket make up-it dhe flokëve. Ndërsa për Donaldin, do kisha dashur të ishte pak më trendy te kostumi.
Dasmën e çiftit do e shihja me një ceremoni të mbledhur, jo të madhe me 300-400 veta. Përsa i përket arredimit, e shoh minimalist, fin, elegant, me një ceremoni jo shumë të hallakatur, të përmbledhur çiftin. Në një lokacion me pishinë, gjysëm në natyrë, gjysëm brenda. Në gjelbërim, diku në një kodër me miq të ngushtë të çiftit. Nuk e shoh një dasmë deti për ta”,- tha Amarda.panorama