7 urdhër-arreste nga Prokuroria e Krujës, FNSH aksion në Tiranë

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë duke zhvilluar një aksion në kryeqytet. Mësohet se Prokuroria e Krujës ka lëshuar 7 urdhër-arreste që pritet të ekzekutohen nga FNSH-të. Deri më tani janë vënë në pranga dy persona.

Bëhet me dije se arrestimet vijnë pas dhunimit në banesë të biznesmenit nga Nikla e Krujës Nazmi Çangu, i cili u dhunua nga grabitësit dhe iu mor një shumë e konsiderueshme parash nga banesa. Operacioni është duke u zhvilluar.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Para

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha