Të japësh dorëheqjen është një punë më vete që kërkon kohë, energji dhe në fund të fundit, guxim. Nëse doni ta bëni, bëjeni në mënyrën e duhur. Duke ruajtur raportet profesionale, shkëputuni me takt dhe finesë. Të gjithë gabimet më poshtë, duhet t’i shmangni për të mirën e karrierës suaj në vijim.
1. Të shkëpusësh kontakte që mund të të duhen në një të ardhme.
Kolegët mund të harrojnë ekzaktësisht punën që keni bërë bashkë, por nuk do të harrojnë shijen që i keni lënë në fund të gjithçkaje, sado vite të kenë kaluar. Në punën e ardhshme mund t’ju ndodhë të takoni sërish njërin prej tyre dhe s’është në anën tuaj të krijoni armiqësira kur vendosni të largoheni nga diku qoftë kjo me shefin, kolegët apo klientët që mund të keni.
2. T’ju tregoni njerëzve kur është ende shumë herët
Nëse po prisni të largoheni derisa të nisni një punë tjetër, sigurohuni që punën e re ta keni gati dhe pastaj ndajeni lajmin me të tjerët.
3. Mos jepni shumë të dhëna
Dy java para është koha standarte, por s’jeni të detyruar. Kjo nëse s’jeni menaxher apo drejtor ekzekutiv pasi nëse është kështu, njoftimin e largimit duhet ta bëni kohë më parë që gjërat e tjera të organizohen siç duhet.
4. Të punosh shumë më pak ose shumë më shumë pasi keni dhënë dorëheqjen
Në ditët e fundit të punës, ju s’doni të mbaheni mend si kolegia dembele dhe zgjidhni të punoni jashtë orarit. Në një situatë tjetër, ideja e dorëheqjes mund t’ju ketë hequr çdo lloj motivimi dhe gjëja e fundit që doni është të jeni produktivë. Asnjëri nga skenaret s’është i duhuri. Tregohu realistë.
5. Të lësh punën në momentin e gabuar dhe të humbasësh çdo lloj bonusi apo të ardhure tjetër.
Mos bëni budallallëqe të tilla vetëm se jeni impulsivë. Duhet të dini kur të largoheni nga një vend i caktuar pune në mënyrë që të përfitoni të gjithë benefitet e kompanisë siç e parashikon kodi i punës.
6. Të mos përgatitesh për ditën kur do të japësh dorëheqjen
Ajo është dita juaj e fundit në atë punë. Përgatitu emocionalisht që jo të gjithë mund ta presin mirë. Një menaxher mund të ngryset në fytyrë e kolegët të bombardojnë me pyetje, por në fund vendimi mbetet i yti. Sigurohu vetëm të jesh brenda rregullave që parashikon kontrata. Anabel