• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Zgjidhni një flutur për të zbuluar se çfarë mendimesh fsheh nënndërgjegjja juaj

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Lifestyle
0
Zgjidhni një flutur për të zbuluar se çfarë mendimesh fsheh nënndërgjegjja juaj
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Simboli i kufizimeve
Nëse keni zgjedhur fluturën e parë, me siguri keni vënë re se krahët e sipërm të saj kanë një ngjyrë tjetër. Kjo do të thotë që ju po luftoni për të qenë i lirë dhe dëshironi ta shprehni dëshirën për liri në çdo kohë.

Dikush apo diçka po ju pengon të shprehni mendimet tuaja. Ky është një nga problemet më të dhimbshme me të cilat po përballeni: fakti që nuk mund të integroheni dhe të shpreheni saktë, pasi dikush ju ndërpret gjithmonë dhe idetë tuaja nuk priten siç duhet ose as nuk dëgjohen.





Simboli i konfuzionit
Vështirë se mund të merrni ndonjë vendim në jetën tuaj pa u ndjerë sikur jeni nën presion.

Gjithmonë përballeni me situata ku gjendeni mes dy miqsh që nuk e duan njëri-tjetrin dhe nuk mund të hiqni dorë nga asnjëri apo të zgjidhni mes tyre. Ajo që dëshironi t’u tregoni të gjithëve është se nuk jeni ndërmjetës dhe zgjedhjet që bëni tani e tutje do të duhet të jenë për ju, jo për të tjerët. Është koha për të vënë veten në radhë të parë një herë.

Simboli i rutinës
Jeni tipi i personit që e ka të vështirë të bëjë ndryshime për mirë, të heqë dorë nga veset ose të fillojë gjëra të reja në jetë. Ju pëlqen rutina dhe rehatia, dhe e preferoni monotoninë më shumë se sa të panjohurën.

Duhet të dilni nga zona e rehatisë dhe të jetoni jetën. Përqafoni të panjohurën dhe përpiquni të thoni “po” tani.

Simboli i sekreteve
Fshihni një sekret të madh për jetën tuaj. Keni bërë diçka në të kaluarën për të cilën ju vjen turp, ose thjesht keni përjetuar një zhgënjim që nuk mund t’ia tregoni askujt, sepse mendoni se askush nuk mund ta kuptojë. Kjo gënjeshtër e madhe po ju ha nga brenda, por keni shumë frikë ta zbuloni atë. Ju duhet të gjeni guximin për të zbuluar sekretin më të madh dhe për ta shijuar jetën në paqe dhe qetësi.

Simboli i dashurisë së pashprehur
Problemi juaj i madh është frika për të shprehur ndjenjat për personin që doni. Ju bini në dashuri pa e vënë re askush. Këto ndjenja i mbani fort brenda vetes dhe kur ju afrohet ai që doni, e injoroni për shkak të pasigurisë që ndjeni.

Pasi të gjeni guximin për t’i shprehur ndjenjat dhe më në fund të afroheni me atë që doni, do të gjeni lumturinë e jetës suaj. Duhet të filloni ta doni veten më shumë çdo ditë.

Simboli i artistit
Jeni të tërhequr nga bota e artit dhe të apasionuar pas krijimit të gjërave të reja. Dini si të shpreheni përmes pikturës, muzikës apo shkrimit, por të tjerët nuk e kuptojnë kurrë atë që po përpiqeni të thoni përmes artit.

Ju përdorni shumë mesazhe të koduara, gjëra abstrakte, shumë misterioze. Ndonjëherë edhe ju nuk e kuptoni se çfarë doni të shprehni dhe rrezikoni të bini në grackën e filozofit që gjithmonë përpiqet të komunikojë diçka.

Simboli i sinqeritetit
Jeni një person shumë i ndershëm, ndonjëherë brutalisht i sinqertë. Nuk dini të gënjeni dhe nuk ju pëlqen të fshihni asgjë nga ata që ju rrethojnë. Miqtë tuaj ju konsiderojnë një person real, gjë që ndonjëherë mund të jetë paksa e vështirë. Mundohuni të buzëqeshni dhe të flisni me mirësi.

Simboli i perfeksionit
Ju zgjodhët këtë flutur, sepse dëshironi të jeni të përsosur. Jeni vazhdimisht duke luftuar për të gjetur ekuilibrin e përsosmërisë, edhe pse të gjithë ju thonë se nuk ekziston.

Jeni një person shumë i ndërgjegjshëm kur bëhet fjalë për punën dhe marrëdhëniet me miqtë. Në vend që të përpiqeni të arrini përsosmërinë, ndoshta duhet të punoni për të bërë më të mirën dhe për të qenë versioni më i mirë i mundshëm i vetes.

Burimi: Italia Feed

Pas

“Bëjnë gjoja sikur ka tension”/ Deklaratat Rama-Basha/ Ristani: Lojë me batuta

Para

“Trekëndëshi i Bermudës”/ Bylykbashi-Bashës: Ke bërë kënde me Ramën, Metën dhe Berishën si marrëveshja e 17 Majit

Para
“Trekëndëshi i Bermudës”/ Bylykbashi-Bashës: Ke bërë kënde me Ramën, Metën dhe Berishën si marrëveshja e 17 Majit

“Trekëndëshi i Bermudës”/ Bylykbashi-Bashës: Ke bërë kënde me Ramën, Metën dhe Berishën si marrëveshja e 17 Majit

Të Gjitha

Zënia e hapësirave publike, Rama prezanton platformën e denoncimit

Zënia e hapësirave publike, Rama prezanton platformën e denoncimit

nga Fast News
21:34 | 09/08/2025
0

Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp

Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp

nga Fast News
09:00 | 09/08/2025
0

Shkencëtarët zbulojnë dietën që ju ndihmon kundër pagjumësisë

Shkencëtarët zbulojnë dietën që ju ndihmon kundër pagjumësisë

nga Fast News
08:30 | 09/08/2025
0

Ndryshime në aplikimin për vizë amerikane, Ambasada del me njoftim të rëndësishëm

Ndryshime në aplikimin për vizë amerikane, Ambasada del me njoftim të rëndësishëm

nga Fast News
08:00 | 09/08/2025
0

Recent News

Zënia e hapësirave publike, Rama prezanton platformën e denoncimit

Zënia e hapësirave publike, Rama prezanton platformën e denoncimit

21:34 | 09/08/2025
Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp

Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp

09:00 | 09/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar