Të përzierat, marramendjet, të vjellat, ndjeshmëria ndaj dritës, zërit apo aromave janë disa nga simptomat që përjetojnë njerëzit me migrenë. Duke identifikuar dhe shmangur shkaktarët specifikë të migrenës, ju mund të minimizoni shanset për të pasur një migrenë.
1. Shmangni zhurmat dhe dritat e forta
Zhurmat dhe dritat e forta dhe stimulimi ndijor janë shkaktarë të zakonshëm të dhimbjeve të kokës nga migrena. Këto stimuj mund të jenë të vështira për t’u shmangur, por të dish se ato ndodhin në situata dhe mjedise të caktuara mund të ndihmojë, për shembull: të udhëtuarit me makinë natën, të qenit në kinema, klube nate ose vende të mbushura me njerëz.
Qëndroni pak larg nga drita e ekranit ose televizorit që të qetësoni sytë dhe rregulloni nivelet e ndriçimit të ekranit.
2. Kushtojini vëmendje zgjedhjeve të ushqimit
Disa ushqime dhe pije mund të shkaktojnë dhimbje koke, si p.sh. çokollatë, verë e kuqe, mish i përpunuar, ëmbëlsira, djathë dhe pijet me kafeinë.
3. Mbani shënime
Duke mbajtur shënime, ju mund të identifikoni lehtësisht shkaktarët specifikë të migrenës. Mund të mbani shënim për çfarë keni ngrënë dhe pirë, rutinën dhe orarin e ushtrimeve, motin, medikamentet etj.
4. Kujdes nga ndryshimet hormonale
Hormonet luajnë një rol të rëndësishëm në aspektin e migrenës. Shumë gra priren të përjetojnë më shumë dhimbje koke migrene gjatë, ose pak para menstruacioneve.
5. Merrni suplemente
Megjithëse migrena mund të trajtohet me ose pa medikamente, është e rëndësishme të merrni lëndët ushqyese të duhura. Marrja e disa bimëve dhe mineraleve mund të ndihmojë në parandalimin e migrenës. Mungesa e magnezit është treguar se kontribuon në fillimin e migrenës, kështu që marrja e një suplementi ditor mund të ndihmojë në reduktimin e dhimbjeve. Megjithatë, bisedoni me mjekun për ilaçet bimore dhe suplemente të tjera pa recetë që mund të lehtësojnë simptomat.
6. Kushtojini vëmendje motit
Ndryshimet në mot mund të ndikojnë te migrena. Lagështia e lartë dhe temperaturat e nxehta mund të stimulojnë dhimbje koke, si edhe ditët me shi. Nëse moti është i pakëndshëm për ju, mund të duhet të futeni brenda. Sigurisht, nuk mund të shmangni gjithmonë daljen jashtë, por mund të minimizoni kohën që kaloni në mot të caktuar.
7. Hani dhe flini në një orar të rregullt
Agjërimi ose anashkalimi i vakteve mund të shkaktojë dhimbje koke nga migrena. Uria dhe dehidratimi shkaktojnë migrenë. Sigurohuni që keni pirë mjaftueshëm ujë dhe mos anashkaloni kurrë vaktet.
8. Shmangni stresin
Megjithëse nuk mund t’i kontrollojmë gjithmonë situatat stresuese, mund të kontrollojmë se si reagojmë ndaj tyre. Migrena është një pasojë e zakonshme e ngjarjeve stresuese. Teknikat e relaksimit si meditimi apo joga mund të ndihmojnë në uljen e niveleve të stresit.
9. Zgjidhni ushtrime relaksuese
Stërvitja e rregullt është një pjesë e rëndësishme e një stili jetese të shëndetshëm. Por ushtrimet intensive, të tilla si ngritja e peshave, mund të shkaktojnë dhimbje koke. Kushtojini vëmendje reagimit të trupit ndaj aktiviteteve të caktuara. Zgjidhni aktivitete që nxisin reduktimin e stresit pa e ngarkuar shumë trupin, si joga, gjimnastikë e lehtë ose tai-chi.anabel