Në Rusi është shënuar një rritje rekord e vdekjeve dhe rasteve të reja për shkak të C OVID19.
Për pasojë janë mbyllur pjesërisht dyqanet, restorantet dhe shkollat.
Ndërsa të hapura do të qendrojnë vetëm bizneset esenciale si: supermarketet apo farmacitë, ndërsa në restorante do të ofrohet vetëm shërbim “delivery”.
Autoritetet gjithashtu u kanë dhënë punëtorëve në të gjithë Rusinë 9 ditë pushim, duke filluar nga e shtuna, në një përpjekje për të frenuar rritjen e rasteve.
Rusia ka raportuar një rekord 1,159 vdekje nga C ovidi, në 24 orët e fundit.
Të dhënat zyrtare zbulojnë gjithashtu 40,096 raste të reja në 85 rajone të Rusisë, një tjetër rekord.
Kujtojmë se, bllokimi i fundit i madh i Rusisë ishte në maj-qershor 2020.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga Covid në Rusi në pandemi është zyrtarisht më shumë se 230,000, më i larti në Europë dhe një nga më të lartat në botë.