• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Nëntë shenja që tregojnë se jeni një perfeksionist toksik!

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Lifestyle
0
Nëntë shenja që tregojnë se jeni një perfeksionist toksik!
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Të qenit perfeksionist mund të konsiderohet si një atribut pozitiv. Një person mund ta përshkruajë veten se ka standarde të larta, që përpiqet për të arritur përsosmërinë dhe se është punëtor.

Por në fakt, ekzistojnë 2 lloje perfeksionistësh: pozitivë dhe negativë. Perfeksionistët pozitivë janë të orientuar drejt arritjeve dhe duan të kenë sukses ndërsa perfeksionistët negativë janë të orientuar drejt dështimit dhe nuk duan të humbasin.





Identifikimi i këtyre shenjave tek ne dhe tek të tjerët mund të përmirësojë jetën tonë. “Bright Side” tregon shenjat që duhet të vini re për të kuptuar nëse jeni një perfeksionist toksik.

Këmbëngulni se gjithçka është perfekte kur nuk është

Një person që vuan nga perfeksionizmi toksik dëshiron që të tjerët t’i shohin si individë që nuk kanë asnjë të metë dhe duan që jeta e tyre të duket e lehtë para të tjerëve.

Çdo problem ose vështirësi që ata mund të kalojnë, nuk ua tregojnë botës së jashtme dhe bëjnë që jeta e tyre të duket pa të meta.

I vendosni vetes synime që është e pamundur t’i arrini në realitet

Njerëzit që mendojnë se janë të përsosur fokusohen tek ato që njerëzit do të thonë për punën, projektin ose qëllimin e tyre, sesa tek vetja. Ata kërkojnë miratimin e të tjerëve dhe prandaj pritshmëritë e tyre janë tepër të larta.

Ata ushtrojnë presion mbi veten, deri në atë pikë sa çdo gjë e shohin si diçka shumë të vështirë për t’u arritur, sepse kanë frikë nga dështimi. Kjo bën që ata të bllokohen për shkak të pritshmërive, kështu që ndonjëherë mund të shmangin krejtësisht një projekt.

Kurrë nuk i pranoni gabimet

Ne mësojmë nga gabimet tona, duke pranuar se ka gjëra që nuk mund t’i parashikojmë. Kur lindin probleme ne e shohim atë si një mundësi për të mësuar dhe përmirësuar veten. Një perfeksionist ekstrem ka frikë të bëjë një gabim, nëse e bën, nuk e falin veten për këtë. Ata kritikojnë veten për gabimin dhe stresin e shkaktuar nga vendimi apo sjellja që kanë bërë.

Jeni shumë të vrazhdë me veten

Zëri brenda kokës së një perfeksionisti është shpesh shumë i ashpër dhe kritik, gjë që mund t’u thotë vazhdimisht se nuk janë mjaftueshëm të mirë për të ëbrë diçka. Ballafaqimi me njerëzit kritikë është shpesh i lodhshëm.

Mos pranimi ose mos festimi i sukseseve

Ata nuk i pranojnë fitoret e tyre dhe nuk ndjejnë gëzim apo kënaqësi që kanë përfunduar diçka dhe që kanë arritur një qëllim. Ata besojnë se mund të kishin bërë më mirë, mund të ishin përqendruar tek të metat dhe të dallonin një problem dhe të kishin arritur rezultate më të mira.

Përpjekje për të përmbushur afatet
Ata gjithmonë përpiqen për më shumë. Përsosmëria është e paarritshme, prandaj, puna nuk bëhet kurrë dhe nuk është kurrë e përsosur. Ata luftojnë me veten për çdo vendim, përpiqen të realizojnë çdo ide, e cila kërkon shumë kohë dhe shkakton një presion të jashtëzakonshëm.

Mbroheni kur merrni kritika

Ata mund të shpërthejnë kur marrin kritika ose reagime konstruktive. Ata filtrojnë komentet dhe lavdërimet pozitive dhe dëgjojnë vetëm reagime kritike që synojnë të ndihmojnë në përmirësimin e qëllimit të tyre. Kjo mund t’i bëjë të ndihen të sulmuar, prandaj fillojnë të mbrohen.

Të qenit shumë kritik ndaj të tjerëve

Ne të gjithë jemi të aftë të kritikojmë të tjerët, por një perfeksionist toksik mund t’i shkatërrojë të tjerët për ta bërë veten të ndihet më mirë apo për ta ngritur veten. Për këtë arsye, kolegët apo miqtë fillojnë t’i shmangin ose t’i qëndrojnë larg.

Pas

Sherr në Elbasan/ Qëllohet 57-vjeçari, rrëzohet dhe dëmtohet tek tavolina e lokalit

Para

“Shko thuaji djemve se je gabele”/ Mikela reagon ndaj komenteve raciste

Para
“Shko thuaji djemve se je gabele”/ Mikela reagon ndaj komenteve raciste

“Shko thuaji djemve se je gabele”/ Mikela reagon ndaj komenteve raciste

Të Gjitha

Pranvera Kastrati emërohet në krye të Sekretariatit të CEFTA-s. Ja reagimi i Ramës

Pranvera Kastrati emërohet në krye të Sekretariatit të CEFTA-s. Ja reagimi i Ramës

nga Fast News
19:58 | 18/07/2025
0

Oferta e Ramës për bizneset: Investoni në teknologji e do t’iu ulen taksat

Oferta e Ramës për bizneset: Investoni në teknologji e do t’iu ulen taksat

nga Fast News
19:53 | 18/07/2025
0

Me hyrjen e Bullgarise në Eurozonë, Fibank forcon prezencën Europiane në Shqipëri

Me hyrjen e Bullgarise në Eurozonë, Fibank forcon prezencën Europiane në Shqipëri

nga Fast News
19:46 | 18/07/2025
0

Bizneset e shërbimeve pesimiste, parashikojnë ulje të punësimit

Bizneset e shërbimeve pesimiste, parashikojnë ulje të punësimit

nga Fast News
10:00 | 18/07/2025
0

Recent News

Pranvera Kastrati emërohet në krye të Sekretariatit të CEFTA-s. Ja reagimi i Ramës

Pranvera Kastrati emërohet në krye të Sekretariatit të CEFTA-s. Ja reagimi i Ramës

19:58 | 18/07/2025
Oferta e Ramës për bizneset: Investoni në teknologji e do t’iu ulen taksat

Oferta e Ramës për bizneset: Investoni në teknologji e do t’iu ulen taksat

19:53 | 18/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar