• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Ndodh në burgun e Peqinit/ Ulet numri i të burgosurve, por rriten shpenzimet e institucionit

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Ndodh në burgun e Peqinit/ Ulet numri i të burgosurve, por rriten shpenzimet e institucionit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Numri i personave të dënuar, ose në paraburgim në burgun e Peqinit në vitin 2019 u përgjysmua në krahasim me numrin e tyre në vitin 2016, megjithatë buxheti i këtij institucioni u rrit me thuajse 22 për qind, duke u bërë rast “studimor” në një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Raporti i KLSh-së, siguruar nga Gazeta Shqip vëren se nga të dhënat e siguruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në 2016 në burgun e Peqinit kishte 667 persona të dënuar dhe 38 të paraburgosur, pra në total 705 persona. Buxheti për administratën e burgut ishte 315 milionë lek. Kapaciteti total i këtij institucioni ishte 558 persona.

Në vitin 2019, numri i të dënuarve ra në 305, ndërsa të paraburgosur ishin 142 persona, pra në total 447 persona. Por, pavarësisht uljes me 258 të numrit të personave që ka trajtuar në 2019 në krahasim me 2016-n, buxheti i shpenzuar nga burgu i Peqinit u rrit nga 315 milionë lek në 385 milionë lek.

KLSh thotë se do ta hetojë këtë “anomali” me buxhetet.

“Identifikohet qartësisht se buxheti në dispozicion të këtij burgu për të realizuar detyrat funksionale të tij ndjek një trend rritës përgjatë periudhës së auditimit, nga 315 mln lek në 2016 në 383.5 mln lek në 2019, që do të thotë se rritja është rreth 21.7 për qind. Me këto të dhëna peshën kryesore të buxhetit e zë buxheti i financuar nga shteti. Pra, pritet që burgu i Peqinit të ketë ofruar efektivitet në rritje të përmbushjes së objektivave institucional si dhe efektivitete ndaj kategorisë shoqërore të cilës i ofron shërbimin penitenciar”, thuhet në raport.

KLSH ka audituar në këtë periudhë kohore edhe burgjet e Rrogozhinës, Korçës dhe Vlorës. Në raport thuhet se numri i të burgosurve përtej kapaciteteve të tyre mbetet një problematikë.

Pas

Përditësohen shifrat/ Ja sa viktima dhe të infektuar me virus u shënuan në 24 orët e fundit në vend

Para

Të lodhur nga jeta në hotele, afganët e larguar: “Na ktheni mbrapsht”!

Para
Shqiptarët po kërkojnë Europën/ Pas iranianëve dhe afganëve, radhën e kanë të burgosurit politikë rusë

Të lodhur nga jeta në hotele, afganët e larguar: “Na ktheni mbrapsht”!

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

nga Fast News
09:41 | 17/09/2025
0

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

nga Fast News
09:33 | 17/09/2025
0

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

nga Fast News
09:24 | 17/09/2025
0

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

nga Fast News
09:18 | 17/09/2025
0

Recent News

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

09:41 | 17/09/2025
Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

09:33 | 17/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar