Top Channel ka realizuar një intervistë me biznesmenin Nazim Çangu , pas grabitjes së banesës së tij në Nikël të Fushë-Krujës.
10 grabitës të armatosur kanë arritur të marrin bizhuteri dhe para kesh me vlerë mbi 100 mijë euro, ndërsa i kanë prerë gishtin me gërshërë biznesmenit dhe kanë tmerruar familjen e tij.
Intervista e plotë:
Biznesmeni: Ishim për darkë në Fushë-Krujë kishim një sebep familjar se goca mbaroi shkollën. Gjithsekush shkoi nëpër dhoma të veta dhe kemi rënë në gjumë nëpër vendet, se di sa ka qenë ora 1-1:30.
Gazetarja: Ishit në gjumë?
Biznesmeni: Po dhe më ranë, Policia e Shtetit thanë. Mirë thash unë po çohem. Këtu kishin shënu policia me xhupa të zi. as rreth asgjë shkrunte policia. jeni policia e shtetit thanë mos lëviz. Kur në 2-3 min se unë kam punu vetë në polici dhe i di mirë pislliqet e të mirat. njëri më ra në faqe e thashë policia e shtitit jo s’ka. Bona sikur po lëviz mos lëviz tha dhe i vunë thikën në fyt. aty jemi bërë përlyer në gjak vendi.
Gazetarja: Sa vetë ishin në dhomën tënde ?
Biznesmeni: Tre tek unë me kallashnikov dhe një me scorpions me silenciator. Kërkonin vetëm çelësin e kasafortës se unë nuk kam bankë shteti këtu.
Gazetarja: Ju dukën zëra të njohur?
Biznesmeni: Unë mund të fol edhe dibranshe, labshe, edhe korçarshe po të jem mirë. Nga zëri si nga veriu, Laçi, Miloti, nga malësia e Krujës. Tre ishin tek unë edhe tek gruaja.
Gazetarja: Dyshon tek ndonjëri?
Biznesmeni: Nuk dyshoj, dyshoj që nuk ka për t’u bërë asgjë. Mirë kjo që ndodhi, e mirë kjo që ndodhi.
Gazetarja: Ka lënë gjurmë?
Biznesmeni: Kanë marrë armë se kam pas me leje dy çifte, kanë marrë telefonat. Janë hap dyert gjonat, kanë marrë armët i kam pas me leje, kanë ngel gjurmët.
Gazetarja: Po kasafortën si e kanë hapur me forcë?
Biznesmeni: Kam pas një gocë nga Elbasani si mikeshë. Këtu ishte telefoni im, vetëm kur pa qeset, s’qesh duke tregu çelësin se e dija q kisha në kasafortë diçka.
Gazetarja: Pse ka më vlerë pasuria se sa jeta jote?
Biznesmeni: Në jetën time ka vlerë gjithçka se e kam bërë me djersë, se me qenë s’jam këtu s’jam atje. Vetëm kur mora qesen lëvizën çelësat dhe ai i kapi tha i gjeta çelësat dhe u turrën të gjithë tek dhoma. Gruaja bërtiste ‘mos e vrisni’. Tjerët ishin tek kalamajt me automatikë. Unë kam 3 goca një çun e s’kanë lënë gjë pa marrë, çfarë kanë dashur, kanë bërë kërdinë, 2 orë luftë në shpi.
Gazetarja: Nuk keni asnjë dyshim?
Biznesmeni: S’kam se nuk kam pas, skam pas asnjë sherr me njeri në këtë dynjo. Kam punu në shtet ‘93-2007 polic krimesh, vijova në Durrës tek Inspektorati i Mjedisit, kur erdhën këta në pushtet më hoqën. Unë e kisha bërë tek Kristali edhe donin me gjet sebep se jam me LSI. Kam lokalin në Fushë Krujë, kam mbi 5 6 hektarë ullinj, punoj vetë si qen me gjithë kalamajt, njëri puno në bankë, tjetrën e kam doktoreshë, tjetrën në farmaci, luftë me jetën në 30 vjet.
Top Channel