• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Mund të kthehemi te kufizimet e 20 viteve më parë” Kriza e energjisë elektrike, gazetari del me paralajmërimin shqetësues

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Mund të kthehemi te kufizimet e 20 viteve më parë” Kriza e energjisë elektrike, gazetari del me paralajmërimin shqetësues
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një paralajmërim i fortë vjen nga gazetari i njohur Klodian Tomorri në lidhje me krizën energjitike.

Sipas tij ekziston rreziku i kthimit të kufizimeve drastike në pamundësi për të blerë energji për muajt e dimrit dhe kjo gjë do ta kthente vendin në situatën e 20 viteve më parë.





Tomorri u shpreh se diversifikimi i burimeve të energjisë, një opsion real në Shqipëri, krahas burimeve hidrike, nuk është arritur të shfrytëzohet për shkak të korrupsionit në vend. Për më tepër, në ndryshim nga vendet e tjera të Europës, lëkundjet që pëson çmimi i energjisë nuk reflektohen asnjëherë në kahun zbritës në Shqipëri.

“Jemi në dy situata të ndryshme, pavarësisht shqetësimit për rritjen e çmimit të naftës. Shqetësimet për çmimet e karburanteve nuk janë aq të ngutshme sesa çmimet e energjisë elektrike. Procesi si ndryshojnë çmimet nis nga kërkesa që bëjnë oshe, ost dhe kesh. Jemi në një situatë krize. Kemi parë rritjen e çmimeve në tregjet dhe bursat europiane. Sot po tregtohet me 240-250 euro ndërkohë që disa muaj më parë ishte 40 euro. Shkak është disbalanca mes ofertës dhe kërkesës. Në finale pyetja a do të kemi rritje të çmimit? Po, rritja do të ndodhë, nuk ka rëndësi nëse e paguajmë në faturë apo qeveria do ta marrë koston në buxhet. Por përtej çmimit jemi në situatën e rikthimit të kufizimeve.

Në raste krizash, qeveritë ngrenë atë që quhet mburoja sociale. Në shqipëri ka një problem dhe ngurtësim të tregut. Shqipëria nuk ndërtoi dot një treg energjie. Kemi parë që në vite çmimi i energjisë vetëm është rritur. Në vitin 2014, çmimi u rrit me 22%. Këtu tregu reagon vetëm në rritje. Pasi rritja instalohet, nuk ka më rënie. Energjia është mall si çdo tjetër në treg. Nuk mund të shitet nën kosto, por në Shqipëri tregu është mbajtur monopol. Ne sot nuk kemi bursë energjie. Është keqmenaxhim i sektorit të energjisë. Shqipëria është vend me burime hidrike, energji diellore në 300 vitë në vit. Por këtu hapen ankandet për të ndërtuar burime të reja dhe dështojnë për shkak të korrupsionit. Kujtoni parkun e Akërnisë, sot rrezikojmë të shkojmë në arbitrazh për të. Ne varemi nga ecuria e çmimeve të energjisë në tregun europian, por duhej të ishim shumë më të mbrojtur për shkak të burimeve që kemi. Por nuk arrijmë ti menaxhojmë për shkak të korrupsionit. Shqipëria do të goditet shumë më tepër nga kjo krizë. Këtu bëhet fjalë se Shqipëria këtë dimër mund të përballet me kufizime drastike, pra të kthehet 20 vjet mbrapa. Është një kërcënim real. Ne e pamë që para pak ditësh OSHEE nuk arriti të siguronte energjinë që i duhet vendit dhe çmimi u rrit. Për shkak të një sërë arsyesh, Shqipëria rrezikon një krizë më të rëndë.

Financat e OSHEE-së janë literalisht të rrënuara. Kjo kompani është keqmenaxhuar në vite. Aty bëhen shpenzime pa kriter. Ne kemi investuar miliarda në energjetikë, por ato nuk kanë sjellë në të njëjtin nivel përmirësimin e sistemit.”, tha Tomorri për MCN.

Pas

Si të kuptoni që vuani nga pagjumësia- Disa metoda si ta trajtoni në shtëpi

Para

Ministria e Jashtme jep njoftimin: Nuk shkoni dot në këtë shtet pa vaksinë

Para
Ministria e Jashtme jep njoftimin: Nuk shkoni dot në këtë shtet pa vaksinë

Ministria e Jashtme jep njoftimin: Nuk shkoni dot në këtë shtet pa vaksinë

Të Gjitha

Aksioni kundër ndërtimeve pa leje, Rama paralajmëron reformë për kontrollin e territorit,

Aksioni kundër ndërtimeve pa leje, Rama paralajmëron reformë për kontrollin e territorit,

nga Fast News
14:05 | 09/07/2025
0

Kush tha që vullkanet vetëm shkatërrojnë? Qytete e të ardhmes mund të ndërtohen me lavë

Kush tha që vullkanet vetëm shkatërrojnë? Qytete e të ardhmes mund të ndërtohen me lavë

nga Fast News
13:59 | 09/07/2025
0

Parlamenti Europian miraton Raportin 2023-2024 për Shqipërinë, ja mesa vota kaloi

Parlamenti Europian miraton Raportin 2023-2024 për Shqipërinë, ja mesa vota kaloi

nga Fast News
13:53 | 09/07/2025
0

Sa vlen një euro në Shqipëri? Vendet më të lira dhe më të shtrenjta në Europë sipas EUROSTAT

Sa vlen një euro në Shqipëri? Vendet më të lira dhe më të shtrenjta në Europë sipas EUROSTAT

nga Fast News
10:23 | 09/07/2025
0

Recent News

Aksioni kundër ndërtimeve pa leje, Rama paralajmëron reformë për kontrollin e territorit,

Aksioni kundër ndërtimeve pa leje, Rama paralajmëron reformë për kontrollin e territorit,

14:05 | 09/07/2025
Kush tha që vullkanet vetëm shkatërrojnë? Qytete e të ardhmes mund të ndërtohen me lavë

Kush tha që vullkanet vetëm shkatërrojnë? Qytete e të ardhmes mund të ndërtohen me lavë

13:59 | 09/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar