• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Mësimi në universitete/ Rinisja e vitit të ri akademik, ja 3 kushtet që duhet të plotësojnë studentët

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Mësimi në universitete/ Rinisja e vitit të ri akademik, ja 3 kushtet që duhet të plotësojnë studentët
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Këtë vit studentët duhet të jenë të vaksinuar kundër C OVID19 në mënyrë që të marrin pjesë në leksione.

Në të kundërt, nëse ata nuk pranojnë që të bëjnë injeksionin, atëherë do të jenë të detyruar që të kryejnë tampon një herë në javë.

Tri ditë para rinisjes së vitit akademik, rektori i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha tha se në auditorë do të lejohen edhe ata student që paraqesin një vërtetim nga mjeku për pamundësinë e kryerjes së vaksinës.

“Do të lejohen në auditorë të gjithë ata studentë që paraqesin një certifikatë vaksinimi, që janë me test PCR negativ, ose që paraqesin një vërtetim nga mjeku për pamundësinë e kryerjes së vaksinës. Universiteti i Tiranës ka numrin më të madh të studentëve të vaksinuar, mbi 50%, nga 60% që i janë përgjigjur pyetësorit. Më të vaksinuar janë studentët që sapo nisin vitin e parë Bachelor”.

MËSIMI ONLINE

Në lidhje me mësimin online, rektori Hoxha tha se qëllimi është që universitetet t’i rikthehen normalitetit, megjithatë çdo vendim do të jetë në varësi të situatës.

“Çdo cikël studimi do të vijojë mësimin më 18 tetor, ndërsa masteri i vitit të parë do të nisë më 10 nëntor. Universiteti i Tiranës është ai që ka numrin më të madh të studentëve. Ne jemi në procesin e ndërgjegjësimit të nevojës për vaksinim dhe për të vazhduar mësimin në kushtet normale. Mësimi online është përmirësuar, por ne kemi studentë që pas 2 vitesh nuk e njohin universitetin nga pikëpamja fizike, nuk kanë kontakte. E dyta, ata që i kemi në master, një dhe dyvjeçar, na përfundon një brez i tërë që nuk kanë kontakt me auditorin. Mësimi në auditor nuk zëvendësohet. Për sa i përket alternativës, ju duhet të dini se ka dy urdhra, i pari që mund të alternohet mësimi online.

Kurse po kjo pikë e heq platformën si mundësi dhe thotë që studentët duhet të paraqesin certifikatën apo kartën e vaksinimit. Do ta shikojmë procesin dhe do të marrim vendime në të mirë të mbarëvajtjes dhe të shëndetit të tyre, por edhe të moslejimit që studentët të humbasin zhvillimin e programit të vitit akademik. Kjo do të vendoset pasi të shikojmë situatën me të cilën do të përballem.

RISITË

Rektori u ndal më tej edhe te risitë e këtij viti akademik.

“Data e fillimit të vitit akademik ishte data 11, por me kërkesë të Konferencës së Rektorëve, iu kërkua Ministrisë së Arsimit që të shtyhet data e fillimit akademik, që edhe institucionet e arsimit të lartë të bëheshin gati, por edhe studentët të kishin kohë të akomodoheshin. Ajo që kemi vendosur sot është që ky vit akademik, një pjesë e mirë e programeve tona, për një pjesë të studentëve do të zhvillohet në gjuhë të huaj dhe ajo do të jetë anglisht. Paralel me këtë, po identifikojmë institucionet e arsimit të lartë. Një pjesë e programeve tona të bëhen si programe të përbashkëta. Në këtë pikëpamje, ajo që ne po kërkojmë është që universitetet tona, deri tani të mbyllura, në kushtet ku Shqipëria është drejt integrimit në BE, të jenë të hapura, jo vetëm për studentët tanë, por edhe ata të huaj”, u shpreh rektori.

Pas

U shfaq në përgjime duke dhënë para për vota, arrestohet kandidati për deputet në zgjedhjet e 25 prillit

Para

Përndiqte vazhdimisht ish-të dashurën, arrestohet 39 vjeçari në Tiranë

Para
Përndiqte vazhdimisht ish-të dashurën, arrestohet 39 vjeçari në Tiranë

Përndiqte vazhdimisht ish-të dashurën, arrestohet 39 vjeçari në Tiranë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

nga Fast News
09:00 | 18/09/2025
0

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

nga Fast News
08:30 | 18/09/2025
0

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

nga Fast News
08:00 | 18/09/2025
0

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

nga Fast News
07:30 | 18/09/2025
0

Recent News

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

09:00 | 18/09/2025
Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

08:30 | 18/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar