• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Kam kënaqësinë të informoj shqiptarët” Sali Berisha zbulon datën e mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të PD

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Kam kënaqësinë të informoj shqiptarët” Sali Berisha zbulon datën e mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të PD
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Gjatë fjalimit të mbajtur sot në kuadër të lëvizjes “Foltorja” në Lezhë, ish-kryeministri Sali Berisha zbuloi datën e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të PD  më 11 dhjetor.

“Nga Lezha kam kënaqësinë e madhe të informoj shqiptarët, të informoj demokratët në Shqipëri dhe në mbarë botën, se në 11 dhjetor do të mbahet Kuvendi Kombëtar i PD-së. Rroftë Lezha, rroftë Shqipëria!”, tha Berisha.

“Do bëjmë ndryshime të thella në statut. Statuti do përcaktojë që kryetari që dhunon nenet, forumet e partisë, është i shkarkuar me ligj, pa vota, automatikisht. Do sanksionohet shenjtëria e votës suaj. Do vendosni për deputetët tuaj, dhe si ti rendisni ju do të vijnë në fushatë. Nuk ka më të telekomanduar. Do zgjidhni këshilltarët tuaj, parlamentin e qytetit, kryetarin e PD-së, drejtuesit tuaj. Në statutin e ri vota juaj merr fuqi të plotë. Do jetë në statut edhe kryeministri të votohet nga ju. Do kthejmë referendumin, ju do votoni jo vetëm për kryetarin e partisë, por edhe kryeministrin që doni“, u shpreh më herët ish-kryeministri.

Gjatë foltores së Kavajës të mbajtur në 26 tetor, Sali Berisha u vetëshpall si njëri prej kandidatëve në garën që sipas tij do të hapet për kreun e PD-së.

Kujtojmë që kryedemokrati Lulzim Basha, ka deklaruar se nuk do të lejojë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së. “Sa të jem unë kryetar i PD, Kuvendi s’merr dot vendime që janë kundër Amerikës”, është shprehur Basha mbi këtë çështje.

Sali Berisha dha dorëheqjen si kryetar i PD-së në vitin 2013, pas humbjes në zgjedhjet parlamentare. Prej 8 vitesh PD drejtohet nga Lulzim Basha, i cili u rikonfirmua në krye të partisë në zgjedhjet e mbajtura në 13 qershor.

Pas

A do të rritet çmimi? Nga 1 janari 2022 akcizë 6 lekë për litër edhe për gazin që përdoret për ngrohje e gatim

Para

Të dielën ndryshon ora/ Lëvizin sërish akrepat, do të flemë 60 minuta më shumë

Para
Të dielën ndryshon ora/ Lëvizin sërish akrepat, do të flemë 60 minuta më shumë

Të dielën ndryshon ora/ Lëvizin sërish akrepat, do të flemë 60 minuta më shumë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Qeveria zbardh programin për 4 vitet e ardhshme, ja ku do të ndërhyhet

Qeveria zbardh programin për 4 vitet e ardhshme, ja ku do të ndërhyhet

nga Fast News
22:57 | 17/09/2025
0

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

nga Fast News
09:41 | 17/09/2025
0

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

nga Fast News
09:33 | 17/09/2025
0

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

nga Fast News
09:24 | 17/09/2025
0

Recent News

Qeveria zbardh programin për 4 vitet e ardhshme, ja ku do të ndërhyhet

Qeveria zbardh programin për 4 vitet e ardhshme, ja ku do të ndërhyhet

22:57 | 17/09/2025
Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

09:41 | 17/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar