Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha foli për mediat në lidhje me vendimin për shkarkimin e Flamur Nokës nga Komisioni i Sigurisë.
Basha tha se është e patolerueshme që njerëz që kanë vënë para në mënyrë korruptive ti përdorin për të shantazhuar demokratët.
“z. Noka nuk e kam përjashtuar, por e kam paralajmëruar. Nuk mundet që PD ka kundërshtar armik Edi Ramën dhe regjimin e tij, të mbahet peng nga sajesa, shpifje dhe keqinformime që na devijojnë nga rruga jonë. Nuk mund të mbetemi peng i axhendave personale që duan ta kthejnë PD-në në bunker. Shtrëmbërime të tilla nuk do tolereohen.
Fraza që janë sajesa dhe shpifje i shërbejnë Edi Ramës, bëhen për të demoralizuar demokratët. Kjo është arsyeja pse kam marrë një vendim në datën 9 shtator. Për të shmangur cdo tollovitje dhe përcarje që i shërben Edi Ramës. Këta janë llumi i tranzicionit, këta pasurohen, shqiptarët varfërohen”, shtoi ai.
I pyetur nëse ka pasur llum në kohën e PD, Basha u përgjigj: “Padyshim që po, një pjesë e kemi pastruar, një pjesë jo. Njerëz që kanë frikë nga gjëmat e tyre dhe janë shantazhuar nga Rama për ti shërbyer Edi Ramës. Që paratë e vëna në mënyrë korruptive ti përdorim për të shantazhuar demokratët, kjo është e patolerushme. Ky është një moment fondamental ndryshimi. Një pjesë i kemi pastruar, por një pjesë kanë mbetur, demokratët e dinë shumë mirë cfarë pazaresh bëjnë me Edi Ramën. Nuk do lejoj askënd ti bjerë me shkelm sakrificës së demokratëve”.