Del fotografia e autorit të dyshuar të sulmit në Norvegji, i cili akuzohet se vrau 5 persona me hark dhe shigjeta.
Sipas mediave të huaja, policia ka konfirmuar faktin se 37-vjeçari danez i arrestuar është Espen Andersen Brathen.
Avokati i policisë Ann Irén Svane Mathiassen konfirmon për NRK se i riu do të vlerësohet nga ekspertë të psikiatrisë mjeko-ligjore.
Ndërkohë sulmi i dhunshëm me pesë të vdekur dhe dy të plagosur në qytetin e vogël Kongsberg është cilësuar si një akt terrorist.
Sidoqoftë, hetimet për sfondin më të detajuar ishin ende në vazhdim, është thënë më tej.
Shërbimi i sigurisë tani po heton nëse ajo që ndodhi mund të frymëzojë të tjerët për të kryer akte të rënda dhune. Sidoqoftë, nuk ka indikacione konkrete për këtë.
Por kush është Espen Andersen Bråthen?
Sipas mediumit publik të Norvegjisë, Bråthen u dënua vitin e kaluar me një urdhër ndalimi gjashtë mujor pas një sulmi kundër dy anëtarëve të ngushtë të familjes, pasi ai kërcënoi se do të vriste njërin prej tyre.
Sipas vendimit, policia besonte se kishte rrezik që ai të kryente një vepër penale kundër njerëzve që i ishte ndaluar të vizitonte.
37-vjeçari la një revole Colt në divanin e anëtarëve të familjes, të cilën ata thuhet se e kishin përjetuar si kërcënuese.
Bråthen u dënua gjithashtu për vjedhje dhe blerje të sasive të vogla të hashashit në vitin 2012. Në aktgjykim thuhet se ai ishte dënuar për vepra të ngjashme më parë.
Por, Brathen e kishte paralajmëruar sulmin. Më herët ai kishte deklaruar se është bërë mysliman dhe se pyeste njerëzit “nëse duan luftë”. “Unë jam një mysliman, doni vërtetë luftë”- dëgjohet të thotë ai në një video të publikuar në vitin 2017. Një video e fshirë që u postua fillimisht në YouTube u shfaq në internet, në të cilën Brathen diskuton se është konvertuar në Islam. Prokurorja Ann Iren Svane Matthiassen tha se ai e kishte pranuar kryerjen e sulmit.