• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Grupi hetimor dyshon për vrasje / Shtohet misteri për 4 rusët që u gjetën pa jetë në Kavajë

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Grupi hetimor dyshon për vrasje / Shtohet misteri për 4 rusët që u gjetën pa jetë në Kavajë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Vijon të mbetet ende mister shkaku i vdekjes së katër turistëve rusë në restortin “Gloria Palace” në Qerret të Kavajës.

Fillimisht u dyshua për një helmim, por nga ekzaminimet del se ata nuk kanë kosumuar gjë në Shqipëri pas kthimit nga Ohri.

Ndërsa nga verifikimet e bëra në zonën e saunës rezulton  të mos jenë gjetur elementë që mund të sillnin asfiksinë.

Kjo gjë ka shtuar dyshimet te prokurorët se mund të kemi të bëjmë edhe me një vrasje, por mbetet ende herët për të dalë në një përfundim të saktë për mënyrën e kryerjes së saj.

Viktimat janë Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe.

Familja ruse bashkë me katër të tjerë, kanë hyrë që të dielën në territorin shqiptar nëpërmjet një agjencie turistike të administruar nga një shtetase ukrainase dhe gjatë këtyre ditëve kanë shëtitur vendin. Gjatë ditës së djeshme ata kanë qenë në Ohër dhe kanë ndaluar vetëm disa minuta në Librazhd gjatë ikjes.

Në Ohër kanë konsumuar drekën dhe sërish në kthim mësohet se kanë ndaluar sërish disa minuta në Librazhd për kryerjen e nevojave personale.

Pasi janë kthyer nga Ohri, katër turistët rusë janë ngjitur fillimisht në dhoma ku kanë porositur saunan. Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur ata zbresin dhe futen në sauna teksa punonjësja e hotelit iu jep robdishambër.

Burime bëjnë me dije se në dëshmi para prokurorëve, punonjësja e hotelit është shpehur se i ka pyetur nëse dëshironin diçka për të ngrënë apo pirë dhe ata janë përgjigjur se nuk kishin nevojë për asgjë.

Më pas shtetasit rusë janë futur në zonën e saunas bëjnë me dije burimet dhe kanë ndejtur atje për një kohë të gjatë duke ngjallur dyshime tek recepsionistja e hotelit, e cila ka shkuar duke trokitur në derë, por nuk ka marrë përgjigje. Më pas, punonjësja e hotelit i ka gjetur ata pa shenja jete kur burrë grua ishin me këmbët në pishinë dhe të shtrirë. Dhëndri ishte në shezlong dhe vajza e çiftit pak më tej.

Grupi hetimor ka bërë verifikimet e ujit të pishinës, kondicionerëve dhe ambientit të Saunas duke mos gjetur asnjë element që mund të çonte në asfiksimin e rusëve, ndërkohë që në dhomë është gjetur vetëm një shishe birre e hapur, e cila është marrë për verifikim.

Pas njoftimit për ngjarjen, punonjës të ambasadës ruse shkuan gjatë mbrëmjes së djeshme në hotelin ku katër turistët u gjetën të vdekur.

Grupi hetimor është duke kryer edhe verifikime të mëtejshme në lidhje me atë që përfaqësojnë katër rusët e vdekur, gjë që të çojë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Pas

“BE mbështet Turqinë” Vizita e lamtumirës, kancelarja Angela Merkel takohet me Erdogan

Para

“Çmenden” dy vëllezërit në Lezhë, me kallash në dorë tentojnë ti marrin jetën vjehrrit të motrës

Para
“Çmenden” dy vëllezërit në Lezhë, me kallash në dorë tentojnë ti marrin jetën vjehrrit të motrës

“Çmenden” dy vëllezërit në Lezhë, me kallash në dorë tentojnë ti marrin jetën vjehrrit të motrës

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

nga Fast News
09:00 | 18/09/2025
0

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

nga Fast News
08:30 | 18/09/2025
0

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

nga Fast News
08:00 | 18/09/2025
0

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

nga Fast News
07:30 | 18/09/2025
0

Recent News

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

09:00 | 18/09/2025
Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

08:30 | 18/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar