• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Gazetari në kohë krizash”/ Rama në konferencën e OSBE: Nuk jam njeriu i duhur për këto takime

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Gazetari në kohë krizash”/ Rama në konferencën e OSBE: Nuk jam njeriu i duhur për këto takime
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Kryeministri Edi Rama nga konferenca e OSBE për Europën Juglindore, “Gazetari në kohë krizash”, thase nuk është njeriu i duhur për këto takime.

Kreu i qeverisë iu referua përhapjes së lajmeve të rreme në internet, të sjelljeve që priren të jenë kundër lirisë së njerëzve të tjerë, kundër të drejtave të njerëzve të tjerë, kundër logjikës, kur vjen fjala për gazetarinë realiste që bazohet në kontrollin e fakteve dhe lirive të qarta dhe mbështetet në ndjenjën e misionit për të përfaqësuar një fuqi të katër reale dhe për t’i trajtuar kësisoj pushtetet e tjera.

“Është padyshim kënaqësi për mua që gjendem këtu pasi diskutuam me ambasadorin e OSBE pak kohë më parë se si të forcojmë bashkëpunimin tonë dhe se si të bashkojmë përpjekjet për të krijuar një mjedis më të mirë për liritë e medias dhe njerëzit e përfshirë. Nga ana tjetër më duhet të pranoj se nuk jam saktësisht njeriu i duhur për t’u ftuar në këto takime për shkak të opinioneve të mia që ndryshojnë nga ato politikisht korrekte kur bëhet fjalë jo për lirinë e medias, por për mënyrën se si në emër të kësaj lirie, shumë gjëra që shkojnë kundër konceptit të lirisë ndodhin. Po i referohem përhapjes së lajmeve të rreme në internet, të sjelljeve që priren të jenë kundër lirisë së njerëzve të tjerë, kundër të drejtave të njerëzve të tjerë, kundër logjikës, kur vjen fjala për gazetarinë realiste që bazohet në kontrollin e fakteve dhe lirive të qarta dhe mbështetet në ndjenjën e misionit për të përfaqësuar një fuqi të katër reale dhe për t’i trajtuar kësisoj pushtetet e tjera.

Mendoj që ka një vijë të hollë dhe padyshim është e rrezikshme që të përpiqemi t’i kombinojmë dhe t’i bëjmë të dyja bashkë të jetojnë në harmoni, kur vjen fjala nga njëra anë për respektin e lirisë së gazetarëve dhe nga ana tjetër për të respektuar lirinë e qytetarëve. Kur vjen fjala për median në internet, liria e përhapjes së kësaj medie, ka minuar njëfarësoj lirinë e fjalës. Liria e përhapjes nuk mund të jetë njësoj me lirinë e fjalës. Është më e lehtë të thuhet se sa të bëhet, kur bëhet fjalë për rregullimin e kësaj hapësire kaotike ku të vërtetat e gënjeshtrat janë bërë bashkëshoqëruese e bashkëjetojnë duke e bërë të vështirë dallimin.
Nuk mendoj se mënyra më e mirë është t’i largohesh sfidës dhe të mbash një qëndrim që në emër të lirisë na duhet thjesht të bëjmë durim me këtë mal gënjeshtrash, akuzash, shpifjesh apo shantazhesh që ditët e sotme janë shndërruar në problem të madh.

Na duhet që të reflektojmë për këtë. Ndoshta e kemi mësuar në mënyrën më të vështirë se kjo nuk lidhet vetëm me qeverinë apo shumicën parlamentare e aq më pak ka të bëjë kjo me vendet e vogla, pasi kur bëhet fjalë për t’u përballur me këtë sfidë, duhet përballur një mori paragjykimesh dhe reagimesh që vijnë nga bota e korrektes politikisht. Mendoj që kjo lidhet me përpjekjen e përbashkët të të gjitha shoqërive e vendeve demokratike”, deklaroi Rama.

Pas

“Aspiratë bashkimi Shqipëri-Kosovë”/ Pas deklaratave të Ramës, reagon Ministria e Jashtme e Rusisë: E papranueshme!

Para

DETAJET/ Sherri nis në mëngjesore, dy mësueset u përfshinë në konflikt, familjarët erdhën në ndihmë

Para
DETAJET/ Sherri nis në mëngjesore, dy mësueset u përfshinë në konflikt, familjarët erdhën në ndihmë

DETAJET/ Sherri nis në mëngjesore, dy mësueset u përfshinë në konflikt, familjarët erdhën në ndihmë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

nga Fast News
09:41 | 17/09/2025
0

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

nga Fast News
09:33 | 17/09/2025
0

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

nga Fast News
09:24 | 17/09/2025
0

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

nga Fast News
09:18 | 17/09/2025
0

Recent News

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

09:41 | 17/09/2025
Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

09:33 | 17/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar