• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Furnizuesi i Tregut të Lirë ankand të ri për blerje energjie, çmimi në bursa 219 euro/MWh

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Furnizuesi i Tregut të Lirë ankand të ri për blerje energjie, çmimi në bursa 219 euro/MWh
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Furnizuesi i Tregut të Lirë (FTL) pjesë e OSHEE Group do të hapë këtë të hënë një procedurë te re ankandi për sigurimin e sasisë së energjisë për konsum në vend gjatë tetorit. Ankandi parardhës ishte ai i 4-10 tetor kur FTL importoi energji në një vlerë financiare prej 13 milionë eurosh me një çmim rekord prej 233 euro/MWh çmimi më i lartë me të cilin vendi ka siguruar ndonjëherë energji.

Në Bursën Hungareze çmimi i energjisë në pik për këtë të hënë( 11 tetor) ishte 219.52 euro MWh me një ulje të lehtë në raport me çmimet e datës 10 kur në pik energjia u shit me 227.18. Çmimi mesatar për të dyja ditët u luhat në 192 euro/MWh. Ankandi i fundit i FTL vjen vetëm dy ditë pas publikimit të planit të qeverisë per t’i berë ballë situatës së krijuar me energjinë jo vetëm në Shqipëri por edhe më gjerë.

Kryeministri deklaroi gjatë daljes së tij para mediave se biznesi i vogël dhe konsumatori familjar do të jenë të mbrojtur. Ai nënvizoi se janë të pakten tre pika që parashikohen përmes planit ku ndër të tjera sigurimi pa ndërprerje i energjisë dhe mbrojtja e kategorive më vulnerabël. Për OSHEE u vendos në dispozicion nje vlerë prej 100 milionë eurosh për të perballuar importet këtë vit dhe 100 milionë të tjera për vitin e ardhshëm. Aktualisht vendi është nën emergjencën e shpallur të furnizimit me energji.

“Shoqëritë “KESH”, sh.a., “OST”, sh.a., dhe “OSHEE Group”, sh.a., të pezullojnë planet e investimeve, përveç investimeve të domosdoshme për ushtrimin e veprimtarisë. Këto shoqëri të koordinojnë ushtrimin e aktivitetit, në përputhje me udhëzimet e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, me qëllim garantimin e pandërprerë të energjisë elektrike. Ngarkohet ministri i Financave dhe Ekonomisë që të sigurojë mekanizmat e duhur financiarë, me qëllim mundësimin e importit të energjisë për sigurimin e furnizimit të pandërprerë të energjisë elektrike. Gjendja e emergjencës në furnizimin me energji elektrike i shtrin efektet deri më 15 prill 2022” thuhet në vendimin e qeverisë.

Emergjencat në sektorin energjrtik parashikohen edhe në nenin 90 të ligjit “Për sektorin e energjisë elektrike” duke vendosur një mënyrë të re koordinimi mes kompanive te sistemit të energjisë ku parësore është sigurimi i sasisë së nevojshme të energjisë për konsum. Po kështu edhe ngritja e një grupi pune që menaxhon gjithë situatën/ Monitor

Pas

Rama për TV publik gjerman: Duhet të krijojmë një Shqipëri me standarde si BE. 12 ministret? Doja kabinetin më të mirë

Para

Kukës/ I humbur prej dy javësh, gjendet i pajetë i 78-vjeçari

Para
Kukës/ I humbur prej dy javësh, gjendet i pajetë i 78-vjeçari

Kukës/ I humbur prej dy javësh, gjendet i pajetë i 78-vjeçari

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Qeveria zbardh programin për 4 vitet e ardhshme, ja ku do të ndërhyhet

Qeveria zbardh programin për 4 vitet e ardhshme, ja ku do të ndërhyhet

nga Fast News
22:57 | 17/09/2025
0

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

nga Fast News
09:41 | 17/09/2025
0

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

nga Fast News
09:33 | 17/09/2025
0

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

nga Fast News
09:24 | 17/09/2025
0

Recent News

Qeveria zbardh programin për 4 vitet e ardhshme, ja ku do të ndërhyhet

Qeveria zbardh programin për 4 vitet e ardhshme, ja ku do të ndërhyhet

22:57 | 17/09/2025
Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

09:41 | 17/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar