• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Duma komenton planin e qeverisë: Nuk është krizë energjitike, por korrupsioni  

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Duma komenton planin e qeverisë: Nuk është krizë energjitike, por korrupsioni  
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nënkryetarja, njëkohësisht edhe deputetja e Partisë Demokratike Grida Dumakomentoi planin e qeverisë. Ajo është shprehur se nuk është ceshtje e krizës energjitike por krizë korrupsioni dhe keqmenaxhimi. Në një deklaratë nga selia blu, deputetja i është kundërpërgjur kryeministrit Edi Rama mbi planin e prezantuar duke tu shprehur se plani i vërtetë është të marrë borxh që OSHEE dhe KESH të vazhdojnë të bëjnë tendera e të fitojë para një grusht njerëzish.

Sipas Dumës, shifra prej 200 milionë euro, do të shkojnë për të arnuar me paratë e konsumatorëve e sipërmarrësve ato kafshatat milionëshe  që shqyen për orekset e tyre këtë verë.

Deklarata e Grida Dumës

Prej ditësh Partia Demokratike ka thënë që nuk është ceshtje e krizës energjitike, por se pari e mbi te gjitha krizë korrupsioni dhe keqmenaxhimi.

 

 

Sot Rama e faktoi këtë.

Asnjë fjalë për energjinë. Madje u shiti si lajm të jashtëakonshëm që nuk do të ketë ndërprerje të energjisë.

Ndërkohë plani i vërtetë është të marrë borxh që OSHEE dhe KESH të vazhdojnë të bëjnë tendera e të fitojë para po ai grusht njerëzish që e hapi këtë gropë, që në asnjë rast nuk vjen nga jashtë, por nga shushunjat e korrupsionit që gjallojnë në ekosistemin e kësaj pakice.

Dhe nuk janë pak. 200 milionë euro, që do të shkojnë për të arnuar me paratë e konsumatorëve e sipërmarrësve ato kafshatat milionëshe  që shqyen për orekset e tyre këtë verë.

Deklamoi një paln për të mbrojtur shtresat në nevojë nga rritja e cmime, por në fakt u tha vazhdoni të paguani njësojë sepse nuk kemi para për t’ju rritur paga e pensione.

Të tjerët, sipërmarrësit e ndershëm që luftojnë për të mbajtur hapur dyert e dyqaneve apo fabrikave, që mbajnë gjallë motorin e ekonomisë, do të duhet të paguajnë faturën e keqmenaxhimit dhe korrupsionit. Janë ata që do ta paguajnë rritjen e energjisë.

Por nuk janë vetëm ata. Qytetarët do ta paguajnë energjinë te rritja e faturës së ushqimeve, shërbimeve, sepse ligjisa e ekonomisë e con zinxhr faturën finale te konsumatori, pra ë familjarët. Askush nuk do të shpëtojë.

E pra, me ekrane të harlisura, ku mbron të pambrojtshmen, me pak fjalë tha që ju jeni shumë mirë.

Që ekonomia juaj është shumë mirë.

Që varfëria nuk ekziston.

Që shtresa e mesme lulëzon.

Që miqtë e tij që po plackisin, prona publike e private, tendera sekret e publik, nuk e dëmotojnë as konkurencën dhe tregu e lirë, dhe sigurisht as ju dhe as familjet tuaja.

Që ata 500 mijë shqiptarë që kanë ikur nga sytë këmbët, në fakt nuk kanë qenë të zotët t’ia dalin në Shqipëri, pikërisht ata që janë të zotët t’ia dalin kudo nëpër botë. I tha shqiptarëve sot që shteti nuk është Zoti, individi duhet t’ia dalë vet. Patjetër, ia del, në një vend ku zotësia ka vend. Jo në një vend ku batakciu fiton dhe i ndershmi mbaron. E rrotulloi edhe njëherë gjuhën tek e kaluara, sepse zgjodhëm 30 vjet më parë ekonominë e tregut, jo ekonominë e tij të tollonit. Por 30 vite më pas, ndërsa ka qeverisur gjatë gjysmës së tyre na ofron prapë tollonat e mungesës ushqimore.

U tha shqiptarëve nuk rrisim rrogat se s’bëjmë dot investime, por po të ishin bërë investime dhe jo korruptime, rrogat tashmë do të ishin rritur. Jemi vendi i fundit në ballkan, sepse nuk janë investime, janë ppp, paratë e pista të palacollëqeve. PPP-të miliona euroshe që firmosen si pa të keq, duke ua hedhur në kurriz sa këtij brezi e sa atyre që do vijnë për dekada me radhë. Bashkë me arbitrazhet që janë dora e gjatë e korrupsionit të këtij pushteti në xhepat tuaj. Bashkë me broxhin publik që është kacek me korrupsionin e kësaj lukunie të babziturish. Janë të gjitha aty dhe ai nuk mund të ofrojë asnjë zgjidhje, sepse ai dhe shpura e tij janë shkaktarët e kësaj fatkeqësie kombëtare, që e quan veten qeveri, e që sot kërkon nga ju edhe qindarkat e fundit, sepse nuk heq dorë nga PPP-të dhe dhe tenderat korruptiv.

Partia Demokratike i bën thirrje SPAK të nis urgjenitsht hetimet, ndërkohë Partia Demokratike po bën gati kallzimiet në SPAK për abuzimet monsturoze dhjetra milionëshe të qeverisë së Ramës, të OSHEE dhe KESH, në kurriz të familjeve shqiptare.

 

Pas

Sherri masiv i lojtarëve me policinë braziliane, dënime të rënda (Video)

Para

Qytetarët protestojnë para Kryeministrisë: Na respektoni, jo vaksinim me detyrim

Para
Qytetarët protestojnë para Kryeministrisë: Na respektoni, jo vaksinim me detyrim

Qytetarët protestojnë para Kryeministrisë: Na respektoni, jo vaksinim me detyrim

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Qeveria bën sërish ndryshime në administratë, ja kush janë emrat

Qeveria bën sërish ndryshime në administratë, ja kush janë emrat

nga Fast News
07:30 | 13/11/2025
0

Georgieva dhe Lagarde: Pavarësia e Bankës së Shqipërisë, themel i progresit kombëtar

Georgieva dhe Lagarde: Pavarësia e Bankës së Shqipërisë, themel i progresit kombëtar

nga Fast News
07:00 | 13/11/2025
0

Rama jep premtimin: Pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti para festave!

Rama jep premtimin: Pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti para festave!

nga Fast News
22:31 | 12/11/2025
0

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

nga Fast News
09:30 | 12/11/2025
0

Recent News

Qeveria bën sërish ndryshime në administratë, ja kush janë emrat

Qeveria bën sërish ndryshime në administratë, ja kush janë emrat

07:30 | 13/11/2025
Georgieva dhe Lagarde: Pavarësia e Bankës së Shqipërisë, themel i progresit kombëtar

Georgieva dhe Lagarde: Pavarësia e Bankës së Shqipërisë, themel i progresit kombëtar

07:00 | 13/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar