Përfundon afati i kandidimeve në Prokurorinë e Posaçme SPAK.
Deri më tani pranë KLP kanë kandiduar prokurorët Alfred Shehu, Elvin Gokaj, Sonila Muhametaj (Domi).
Të tre figurat e mësipërme e kanë kaluar procesin e Vettingut.
Para disa ditësh, me vendim të KLP-së u ngrit Komisioni i Posaçëm që do të verifikojë, vleresojë e pikëzojë kandidaturat.