• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Depot të mbushura plot” Artan Hoxha tregon se çfarë ka ndodhur 100 ditët e fundit në Shqipëri

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Depot të mbushura plot” Artan Hoxha tregon se çfarë ka ndodhur 100 ditët e fundit në Shqipëri
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Sipas gazetarit investigativ Artan Hoxha, Policia e Shtetit e ka mbyllur ultimatumin 100 ditësh të vendosur nga kryeministri Edi Rama më 8 korrik, me një bilanc negativ.

Ai shton se lufta ndaj kanabizimit në vend, shënoi dështim.

Hoxha shprehet se ngjarjet që ndodhën këto 100 ditë, nuk do të mjaftonte një natë dimri për ti treguar, teksa e konsideron një lajm të mirë atë që Gledis Nano ka vendosur që të shlyejë të gjitha detyrimet e prapambetura që shteti u ka efektivëve.

REAGIMI I PLOTE:

Skadoi ultimatumi 100 ditor i kryeministrit..

Sot skadon ultimatumi 100 ditor, i vendosur nga kryeministri Rama per Policine e Shtetit…

Po çfare ndodhi ne keto 100 dite?!

Se pari, njeriu(Ardi Veliu) qe duhet te rivendoste ne efiçence te plote trupen policore, nuk eshte me drejtor i Pergjithshem i Policise se Shtetit…

Tashme kemi nje drejtor te ri (Gledis Nano), i cili duhet te beje bilancin e 100 diteve te para te drejtimit te tij.

Se dyti; gjate ketyre 100 diteve, memorialit te “Deshmoreve te Atdheut” nga radhet e Policise se Shtetit, ju shtua nje yll i ri. Nga 224 deshmore, tani kemi 225.

Gjate diteve te ultimatumit kryeministror, mesuam prej tij, se “çmimi i kanabisit ne tregun europian mbetet shume i larte. Kjo ne saj te uljes se ndjeshme te siperfaqes se kultivuar ne Shqiperi”….

Nuk e di pse me vjen ndermend ajo batuta e filmit “Skenderbeu”;…

“Dhe çakejt nder male do qeshin me ty”…

Narkotrafikantet e shfrytezuan 100 diteshin, per te kultivuar nje fare te re kanabisi. Nje kultivar te modifikuar ne Spanje, por te aplikuar per here te pare ne Shqiperi. Bimes se paligjshme te quajtur “Gorrilla” i mjaftuan vetem 60 dite diell per te dhene nje produkt me 25% THC, nje perqindje gati dy here me e larte e narkotikut se çdo fare kanabisi e kultivuar deri tani ne Shqiperi.

Mbi te gjitha me çmimin prej 4500 euro per kilogram, “Gorrilla” ploteson edhe “kriteret” e kryeministrit, duke treguar pse çmimi ne treg qendron kaq i larte.

Gjate ketyre 100 diteve te ultimatumit, u kapen kater konteniere bananesh me kokaine ne portin e Durresit. Nje konteiner i peste u gjet i hapur ne pjesen frigoriferike te tij(trafikantet ne kete rast e kishin marre mallin para policise). Por askush nuk e vuri ujin ne zjarr, nen moton “ku ha ujku le te haje dhe çakalli”…

Edhe pse sasite e kapura, te ardhura nga Ekuadori, ishin si asnjehere tjeter ne sasi te vogel. Po bereqavers edhe me kaq…

Gjate ketyre 100 diteve, policia sa here ka kryer operacione me blerje te stimuluar ne treg, jo vetem qe ka gjetur kokaine lehtesisht, por ka zbuluar edhe brandin me ne mode. “Buket” e kokaines se kapur, kane patur te stampuar marken “Philipp Plein”, me nje pasterti kristali mbi 90% dhe çmim shumice 38-40 mije euro per kg. Fakti qe gjendet kaq lehtesisht kokaine ne treg, deshmon se tashme ne jemi nje baze operacionale e narkotrafikut, me depot e mbushura plot.

Gjate ketyre 100 diteve, policia ka kapur ne operacione me blerje te stimuluar, mina me telekomande apo armatim luftarak te çfaredo kalibri, sa here ka tentuar te bleje nga trafikantet e armeve.

Kur minat e sofistikuara apo armet, gjenden kaq lehtesisht ne qarkullim, kjo deshmon pse grupet kriminale e kane kaq te lehte te lajne hesapet me njeri-tjetrin.

Ne afatin 100 ditor te ultimatumit, pas 5 vitesh qetesie “u be e mundur” te mbetej serish ne toke nje avion narkotrafiku, te cilin mbipesha e makuterise se trafikanteve nuk e lejoi te ngrihej ne ajer. Por sepaku ne mesuam se veç pistave per avionet e narkotrafikut ne jug dhe Shqiperine e mesme, tashme kemi dhe pista ne zonen e Alpeve, ne veri te vendit…

Nuk do te mjaftonte nje nate dimri per te treguar gjithe çfare ndodhi gjate ketyre 100 diteve, por sepaku 12 mije policet e Shqiperise, punonjesit me te keq paguar ne kete vend, moren nje lajm te mire.

Nje nga vendimet e para te Drejtorit te ri te Policise, ishte llogaritja e oreve te punes jashte orarit, qe nuk jane paguar nga viti 2017….

Sigurisht, kush priste qe kryeministri te bente sot, nje bilanc te ultimatumit 100 ditor, ka mbetur i zhgenjyer…

Gjithsesi jeta vazhdon…

Pas

Gjithçka që mendoni se dini mbi CIA-n është e gabuar

Para

Furnizimi me vaksina/ Presidenti Meta dekreton ligjin për marrëveshjen e rëndësishme me Pfizer

Para
Furnizimi me vaksina/ Presidenti Meta dekreton ligjin për marrëveshjen e rëndësishme me Pfizer

Furnizimi me vaksina/ Presidenti Meta dekreton ligjin për marrëveshjen e rëndësishme me Pfizer

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

nga Fast News
09:00 | 18/09/2025
0

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

nga Fast News
08:30 | 18/09/2025
0

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

nga Fast News
08:00 | 18/09/2025
0

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

nga Fast News
07:30 | 18/09/2025
0

Recent News

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

09:00 | 18/09/2025
Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

08:30 | 18/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar