Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pranojë pjesërisht kërkesën e Unionit të Noterëve Shqiptarë për të pezulluar disa nene.
Me anë të një njoftimi, ky institucion thekson se ka vendosur pranimin pjesërisht të kërkesës së noterëve dhe thekson se vendimi përfundimtar do të shpallet brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji.
NJOFTIMI I PLOTE:
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, mori në shqyrtim në seancat plenare publike në datat 14.10.2021 dhe 20.10.2021 çështjen me palë kërkuese shoqata “Unioni i Noterëve Shqiptarë”, me objekt:
- Shfuqizimi si të papajtueshme me Kushtetutën të pikës 2 të nenit 8; pikës 6 të nenit 10; pikës 4 të nenit 15; shkronjave “d” dhe “dh” pika 2 të nenit 26; pikës 5 të nenit 26; shkronjave “ç” dhe “d” të nenit 27; pikës 2 e nenit 31; neneve 41-53; shkronjës “ll”, pika 1 e nenit 63; pikës 2 të nenit 75 shprehja “paga e zëvendësnoterit nuk mund të jetë më e ulët se 150 % e pagës minimale mujore në shkallë vendi, sipas legjislacionit në fuqi”; shkronjave “dh” dhe “gj” të nenit 81; nenit 95; nenit 96; shkronjës “a”, pika 1 e nenit 105 shprehja “identifikuesin elektronik të aktit”; nenit 106, shprehja “Çdo akt dhe veprim noterial merr nga sistemi elektronik një numër unik elektronik”, nenit 127 të ligjit nr. 110/2018 “Për noterinë”.
- Shfuqizimi i vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 1045, datë 15.01.2020 “Për mënyrën e ndërlidhjes, nivelin e aksesit dhe të bashkëveprimit të sistemit elektronik të dhomës kombëtare të noterisë me bazat e tjera të të dhënave”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
- Pezullimi i zbatimit të shkronjave “d” dhe “dh” të pikës 2, të nenit 26, si dhe nenet 41-53, 95, 96 dhe 106, të ligjit nr. 110/2018 “Për noterinë” dhe i vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 1045, datë 15.01.2020, deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese,
VENDOSI:
– Pranimin pjesërisht të kërkesës.
– Shfuqizimin e fjalisë së fundit të pikës 1 të nenit 26 të ligjit nr. 110/2018 “Për noterinë”.
– Rrëzimin e kërkesës për kërkimet e tjera.
Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.
Pak ditë më parë Unioni i Noterëve Shqiptarë depozitoi një kërkesë për papajtueshmëri të një pjese të neneve për noterinë në Gjykatën Kushtetuese.
DEKLARATA E PLOTE E NOTEREVE:
UNIONI I NOTEREVE SHQIPTARE perfaqesuar nga Admir Drago depozitoi një kërkesë për papajtueshmëri te një pjese te neneve te Ligjit 110/2018 Për noterinë ne Gjykatën Kushtetuese.
Në përfundim te seancës plenare te mbajtur sot ne date 20.10.2021, ne pritje te vendimit te Gjykatës ju njohim për disa nga kërkesat qe kemi depozituar.
Kjo nismë ka qenë fryt pune i 9 noterëve dhe është konsultuar gjerësisht me noterë të juridiksionit të Tiranës dhe qyteteve të tjera të cilët kanë shprehur shqetësime të ndryshme nisur nga vetë fakti që konsultimi për hartimin e ligjit bazë mungoi.
Profesioni i noterisë në vendin tonë është një profesion relativisht i lashtë në ekzistencë por i ri në organizim dhe funksionim.
Një noter është njëkohësisht një zyrtar publik që njëson dokumente dhe është përgjegjës për sigurinë e këtyre dokumenteve dhe një anëtar I një profesioni të lirë që vepron në mënyrë të pavarur dhe të paanshëm dhe që zgjidhet lirisht nga palët që kërkojnë shërbimin.’
Pas kalimit nga sistemi monist në demokraci, u miratua Ligji i parë për noterinë nr. 7829 datë 1 Qershor 1994. Ky përbën rregullimin e parë të plotë dhe sipas modeleve të vendeve evropiane të zhvilluara përshërbimin noterial. Në historikun e vendit tonë të sistemit të demokracisë parlamentare, rregullimet ligjore të noterisë janë përmirësuar me anë të dy ligjeve dhe një vendimi të Gjykatës Kushtetuese e cila ka hedhur dritë mbi mënyrën e funksionimit dhe rëndësisë së profesionit të noterisë në vendin tonë.
Veprimtaria noteriale shërben për vendosjen e aktiviteteve e interesave të qytetarëve mbi baza plotësisht ligjore dhe në mënyrë të unifikuar, duke siguruar shmangien e konflikteve e duke sjellë stabilitet në qarkullimin civil.
Ofrimi për publikun i shërbimeve noteriale lidhet ngushtë me garancinë për një pasqyrim të besueshëm të fakteve apo të vullnetit të shprehur në veprimet që kryejnë qytetarët.
Nga ana tjetër, veprimtaria noteriale krahas publikut ka rëndësi të veçantë edhe për institucionet shtetërore, sepse ky shërbim duhet t’i sigurojë atyre një dokumentacion të besueshëm, të njëvleftshëm dhe pjesë përbërëse e të rëndësishme të sistemit të dokumentacionit shtetëror e publik.
Unioni ka kërkuar pezullimin e neneve 95,96 dhe 106 të Ligjit 110/2018 si dhe të Vendimit të Këshillit të Ministraven Nr. 1045, datë 15.1.2020 “PËR MËNYRËN E NDËRLIDHJES, NIVELIN E AKSESIT DHE TË BASHKËVEPRIMIT TË SISTEMIT ELEKTRONIK TË DHOMËS KOMBËTARE TË NOTERISË ME BAZAT E TJERA TË TË DHËNAVE”. si dhe Unioni ka kërkuar pezullimin e neneve 41 deri 53 dhe 26 pika 2 germa “d” “dh” të Ligjit 110/2018 Cënohet liria ekonomike e grupit të një profesioni të rregulluar siç parashikohet në nenin 11, 17, 155 dhe 157 të Kushtetutës.
- Cënohet parimi i mos kufizimit të të drejtave pa ligj (prezantimi i kostove në formë takse) të një sistemi i cili mbart koston në shtetasit shqiptarë.
III. Cënohet mbrojtja e të dhënave personale sipas përcaktimit të neneve 35 dhe 36 të Kushtetutës si dhe nenit 8 të KEDNJ dhe praktikës së GJEDNJ së lidhur me të.
IV. Cënohet interesi shtetëror në kundërshtim me parashikimet kushtetuese për mjetin e kufizimit të lirive themelore të individit, paprekshmërinë e korrespondencës, administrimin dhe ruajtjen e të dhënave vetjake parashikuar nga Nenet 17, 35, 36 dhe 155 të Kushtetutës.
UNIONI I NOTERËVE SHQIPTARË
Shpjegime Gjykata Kushtetuese 20.10.2021 – 2 –
V. Cënohet parimi i barazisë përpara ligjit siç mbrohet nga neni 18 i Kushtetutës
VI. Cënohet parimi i prezumimit të pafajësisë siç mbrohet nga neni 27 i Kushtetutës
Kjo bazë ligjore është përdorur për hartimin dhe miratimin dhe rrjedhimisht ndërtimin dhe aksesimin e një sistemi BAZË TË TË DHËNASH i quajtur NISA.
Ky sistem ndër të tjera cënon disa interesa shtetërore dhe shoqërore. Krijimi dhe funksionimi i sistemit nuk është bërë në përputhje me standardet ligjore dhe ndërkombëtare të mirë pranuara të krijimit të bazave shtetërore të të dhënave pasi:
Të dhënat shtetërore duhet të administrohen nga një person publik ose një person privat që ushtron
funksion publik. Dhoma Kombëtare e Noterisë nuk është subjekt që ushtron funksion publik (për më
tepër për funksionet e Dhomës shih Vendimin e GJK nr.3 v.2005) 2. Krijohen 2 sisteme bazash të dhënash. Aktualisht për veprimet noteriale që përfshijnë të dhënat personale të shtetasve shqiptare operojnë 2 sisteme elektronike të pavarura nga njëra tjetra:
a.RNSH krijuar në bazë të VENDIM Nr. 304, datë 21.5.2014 PËR KRIJIMIN E BAZËS SË TË
DHËNAVE SHTETËRORE TË SHËRBIMIT NOTERIAL SHQIPTAR, REGJISTRI NOTERIAL SHQIPTAR (RNSH) i krijuar në bazë dhe për zbatim të LIGJ Nr.10 325, datë 23.9.2010 PËR BAZAT E TË DHËNAVE SHTETËRORE. Standardet ndërkombëtare të mbrojtjes së të dhënave personale2 përcaktojnë se nuk mund të krijohen dy sisteme të dhënash për një objekt dhe se Bazat e të dhënave shtetërore, krijohen dhe administrohen nga çdo institucion publik;ose nga çdo person juridik privat, që ushtron funksion publik, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
NISA krijuar në bazë të VENDIM Nr. 1045, datë 15.1.2020 PËR MËNYRËN E NDËRLIDHJES, NIVELIN E AKSESIT DHE TË BASHKËVEPRIMIT TË SISTEMIT ELEKTRONIK TË DHOMËS KOMBËTARE TË NOTERISË ME BAZAT E TJERA TË TË DHËNAVE i cili është miratuar vetëm në bazë dhe për zbatim të pikës 3, të nenit 96, të ligjit nr. 110/2018 “Për noterinë” dhe jo të Ligjit kuadër (lex specialis) për BAZËN E TË DHËNAVE. 3.
Akti prezanton kosto shtesë për noterët dhe rrjedhimisht një taksë të fshehtë (barrë fiskale) pa autorizimin e shprehur nga ligji në kundërshtim me nenet 155 dhe 157 të Kushtetutës. Sistemi NISA
nuk autorizohet nga asnjë akt tjetër ligjor që të përcaktojë taksa apo tarifa shtesë për qytetarët e
Republikës së Shqipërisë.
Në fund të fundit, funksioni i vërtetimit, i besimit publik, i takon shtetit dhe vetëm ky i fundit mund t’ia japë atë autoriteteve të tij, ose delegatëve të autoritetit në fjalë. Nëse shteti nuk arrin ta japë atë, atëherë nuk ka besimin publik siç është përshkruar më parë.
Prandaj “Rregullat për organizimin e Noterëve” përcaktojnë se Noteri është një zyrtar publik të cilit shteti i ka deleguar fuqinë e tij duke e lejuar atë të japë vërtetësinë e dokumenteve të draftuara prej tij.