• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

A mund të ndryshojnë vërtet njerëzit?

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Lifestyle
0
A mund të ndryshojnë vërtet njerëzit?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Ka shumë arsye pse ne mund të dëshirojmë të ndryshojmë veten ose njerëzit që na rrethojnë. Për shembull, nëse keni bërë gabime, mund të pendoheni dhe t’i premtoni vetes se do të ndryshoni. Ose, nëse mendoni se diçka nuk është në rregull me ju, mund të jeni përpjekur të ndryshoni, por mund të mos keni pasur sukses, thotë Aimee Daramus, një psikologe klinike e licencuar dhe autore e “Understanding Bipolar Disorder” (Të kuptuarit e çrregullimit bipolar).

Damarus vëren se ju gjithashtu mund të dëshironi të ndryshoni dikë që e doni, si fëmija ose partneri/ja. Fjalët ose veprimet e tyre ju kanë lënduar ose mërzitur dhe mund të dëshironi që ata të ndryshojnë. Ndonjëherë, ndodh që ta keni të vështirë t’i doni nëse nuk ndryshojnë. Por, a mund të ndryshojnë njerëzit?

Me siguri e keni dëgjuar shprehjen “Ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron”, që në thelb do të thotë se njerëzit kanë lindur në një mënyrë të caktuar dhe nuk mund të ndryshojnë. Sidoqoftë, hulumtimet sugjerojnë që ndryshimi në fakt është i mundshëm.

Për shembull, një studim i vitit 2016 zbuloi se njerëzit që donin të ndryshonin aspekte të caktuara të personalitetit të tyre qenë në gjendje ta bënin këtë dhe se përjetuan mirëqenie të shtuar nëse ndryshimi përputhej me qëllimet që i vunë vetes. Një përmbledhje e vitit 2017 që analizoi rezultatet e 207 studimeve, zbuloi se njerëzit mund të ndryshojnë personalitetin e tyre dhe të përjetojnë përmirësime në kushtet e shëndetit mendor me mbështetjen e terapisë.

Megjithatë, është e rëndësishme të kuptohet se ndryshimi nuk është i lehtë. Prandaj, është i mundur, por jo i garantuar, veçanërisht nëse dikush nuk është i hapur për të ndryshuar.

“Ndonjëherë njerëzit nuk janë emocionalisht gati për të ndryshuar. Kur iu jepet një zgjedhje, shumë njerëz do të zgjedhin një situatë të keqe që e njohin në vend të përmirësimit i cili është i panjohur,” thotë Daramus.
Ajo vë në dukje se ndonjëherë, përpjekja për të ndryshuar dikë mund të jetë një formë e fshehtë e manipulimit. Prandaj, nëse personi që po përpiqeni të ndryshoni është dikush tjetër përveç vetes suaj, pavarësisht sa shumë dëshironi që të ndryshojë, shpesh nuk keni gjë në dorë.

Duhet të kini parasysh që mund t’u ofroni kurajë dhe mbështetje, ose madje të bëheni shembull për ta dhe të jepni një shembull pozitiv. Mund t’u sugjeroni terapinë. Sidoqoftë, ju nuk mund t’i kontrolloni veprimet e tyre dhe fund të fundit, është në dorën e tyre./ anabel

Pas

Shqipëria rrezikon pas incidenteve, pritet dënimi i FIFA-s: Gjobë e majme, 2 deri në 4 ndeshje pa tifozë

Para

“Po shihja celularin kur dikush erdhi dhe më qëlloi”, zbardhet dëshmia e të riut që iu bë atentat në makinë

Para
Fotot, kush është i riu që u plagos mbrëmë te ‘Komuna e Parisit’

"Po shihja celularin kur dikush erdhi dhe më qëlloi”, zbardhet dëshmia e të riut që iu bë atentat në makinë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

nga Fast News
19:10 | 16/09/2025
0

Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

nga Fast News
19:07 | 16/09/2025
0

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Recent News

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

19:10 | 16/09/2025
Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

19:07 | 16/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar