• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Vdekjet nga Co*id po shtohen/ Manastirliu: Vaksinohuni, mos dëgjoni broçkullat e kujt nuk ka as edhe një minimum humanizmi

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Kemi dyshime se…” A po qarkullon varianti “Delta” në Shqipëri? Ja si përgjigjet Manastirliu
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Nisur nga rritja e numrit të personave që kanë ndërruar jetë për shkak të COVID-19 në ditët e fundit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një mesazhi, i është drejtuar qytetarëve për t’u vaksinuar, duke e quajtur mënyrën më të shpejtë për t’iu afruar fundit të pandemisë.

“Mos e neglizhoni vaksinimin duke dëgjuar broçkullat e kujt nuk ka as edhe një minimum humanizmi dhe përgjegjshmërie. Sfida që disa i bëjnë shkencës dhe mjekësisë, refuzimi për të pranuar mendimet e ekspertëve më të mirë në Botë, që thonë se vaksina është arma më e fuqishme që ka sot njerëzimi, është një mendjelehtësi që ka pasoja të rënda. Dhe pasojë më të rëndë se sa humbja e jetës, unë nuk di të ketë. Ndaj sot dua t’ju drejtohem jo vetem si Ministre e Shëndetësisë, por dhe si vajzë, si motër dhe si nënë, të gjithë atyre që ende nuk janë vaksinuar. Vaksinohuni për të shpëtuar jetën tuaj dhe të njerëzve tuaj të afërm”, apeloi Manastirliu.

Duke u ndalur tek situata në spitale, Ministrja e Shëndetësisë tha se shumica dërrmuese e të shtruarve janë të pavaksinuar.
“Edhe pse shifrat e infeksioneve të shkaktuara nga Covid-19 kanë pësuar një ulje të lehtë në ditet e fundit, për fat të keq, e njëjta gjë nuk ka ndodhur me fatalitetet. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve në spitalet tona Covid, shumë qytetarë nuk kanë mundur të fitojnë betejën për jetën. Sipas raportimit nga spitalet COVID 95 % e rasteve shtrimeve në spital janë të pavaksinuar. Po kështu shumica dërrmuese e viktimave në Spitalet Covid, janë jetë njerëzish që e humbën luftën, për shkak të mosvaksinimit”, nënvizoi Manasirliu në mesazhin e saj.
Ministrja e Shëndetësisë tha se të dhënat e rasteve të prekura, na tregojnë efikasitetin e vaksinave anticovid.
“Incidenca e rasteve të cilët janë vaksinuar dhe kalojnë sëmundjen pavarësisht nëse janë shtruar ose jo në spital, është 22 herë më e ulët në krahasim me incidencën e rasteve, të cilët nuk janë vaksinuar. Gjë e cila tregon vlerën që ka vaksinimi. Fakti që në të dhënat tona javore incidenca e sëmundjes është tepër e lartë tek të pavaksinuarit, si matje rezulton 20-30 herë më e lartë, tregon efektin domethënës të vaksinave”, tha Manastirliu.
Duke njoftuar gatishmërinë e stafeve mjekësore çdo ditë të javës, përfshirë edhe të shtunën dhe të dielën, Ministrja Manastirliu bëri këtë apel për qytetarët:
“Bota ka çrrënjosur shumë sëmundje, përmes vaksinave. Edhe në luftën me armikun e padukshëm, mënyra më e shpejtë për t’iu afruar fundit të pandemisë, është përsëri vaksina! Vaksinimi, siç thoshte pak ditë më parë Papa Françesku ‘është një akt dashurie’. Një akt dashurie për veten, për prindin, për njerëzit e dashur”.

Vaksinimi anticovid vijon në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi të përqëndruar, çdo ditë të javës, ku çdo qytetar +18 vjeç mund të vaksinohet me kartën e identitetit. Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,693,555 doza të vaksinës ndaj COVID19, ndërsa 760,960 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,045,310 vaksina antiCOVID.

Pas

Ndihmoi bosin turk të kriptomonedhave, gjykata e lë të lirë/ Edevaldo Haxhiajn: Mora pushime dhe ika në Dhërmi…

Para

“Je veshur si për të ruajtur lopët”, ndjekësi kritikon Arbana Osmanin, moderatorja nuk ia përton përgjigjen

Para
“Je veshur si për të ruajtur lopët”, ndjekësi kritikon Arbana Osmanin, moderatorja nuk ia përton përgjigjen

“Je veshur si për të ruajtur lopët”, ndjekësi kritikon Arbana Osmanin, moderatorja nuk ia përton përgjigjen

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Qeveria zbardh programin për 4 vitet e ardhshme, ja ku do të ndërhyhet

Qeveria zbardh programin për 4 vitet e ardhshme, ja ku do të ndërhyhet

nga Fast News
22:57 | 17/09/2025
0

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

nga Fast News
09:41 | 17/09/2025
0

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

nga Fast News
09:33 | 17/09/2025
0

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

nga Fast News
09:24 | 17/09/2025
0

Recent News

Qeveria zbardh programin për 4 vitet e ardhshme, ja ku do të ndërhyhet

Qeveria zbardh programin për 4 vitet e ardhshme, ja ku do të ndërhyhet

22:57 | 17/09/2025
Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

09:41 | 17/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar