Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jans Stoltenberg pasi thotë se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç lidhur me situatën në veri të Kosovës, u jep këshilla palëve.
Stoltenberg thotë që Prishtina dhe Beogradi të përmbahen dhe t’i kthehen dialogut.
“Bisedova me Aleksandar Vuçiç dhe Albin Kurtin për nevojën e de-eksalimit në veri të Kosovës. Është jetike që edhe Beogradi edhe Prishtina të tregojnë përmbajtje dhe t’i kthehen dialogut. Mandati i KFOR -it mbetet të sigurojë një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur dhe liri të lëvizjes për të gjithë”, shkroi Stoltenberg në Twitter.