• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Serbët po përkëdhelen” Tensionet në veri të Kosovës, ja çfarë këshillon Edi Rama

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Serbët po përkëdhelen” Tensionet në veri të Kosovës, ja çfarë këshillon Edi Rama
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Në bashkëbisedimin me studentët e Prishtinës, kryeministri Edi Rama i pyetur nga njëri prej tyre për situatën në veri që u tensionua për çështjen e targave, u shpreh se Kosova ka plotësisht të drejtë.

Kreu i qeverisë shtoi se ata që flasin për kërcënime të serbëve atje, shohin luftëra të kota nga Facebook, e që në fakt pakica serbe në Kosovë është ndër më të përkedhelurat.

“Për Veriun, është e qartë,  Kosova ka të drejtë. Çështja e qarkullimit të mjeteve, e targave është çështje e legjitimitetit, të sovranitetit të vendeve dhe është shqyrtuar në marrëveshje të mëparshme. Serbia pretendon se këtu po kërcënohen qytetarët serbë të Kosovës, ndërkohë që faktikisht këtu është shumë e qartë që serbët e Kosovës jo vetëm nuk kërcënohen nga asgjë, por janë pakicat kombëtare ndër më të përkëdhelurat, kjo e bën Kosovën shembull. Se kuptoj dot se si mund t’u paguhen dhe faturat e dritave.

Fakti është që ata nuk kërcënohen. Ata janë pengje të një dialogu që ka mbetur rrugëve dhe të moszgjidhjes përfundimtare të çështjes. Ato manovra teatrale me helikopterë e avionë mund të sugjestionojnë opinionin publik serb se mbase ka nevojë të ushqehet me idenë që disponon mjete ushtarake për të mbrojtur vëllezërit, apo mund të sugjestionojnë dhe njerëzit këtu apo në botën shqiptare që shikojnë nga Facebook vetëm luftë.

Kosova e ka fituar luftën, kur ju që jeni këtu, nuk kishit lindur akoma, apo nuk kishit lindur. Si mund të vazhdojë historia po njësoj. Si mund të vazhdojë të jetohet me luftën, ndërkohë që këtu bëhet fjalë për të ndërtuar një paqe të qëndrueshme, pjesë e të cilës nuk mund të diskutohet që është njohja e Kosovës. Mendoj që situata është e qartë, por gjëja që më shqetëson që mos të ndodhë si me tarifën. Çuarja e forcave speciale në momentin e parë për t’u siguruar që nuk ndodh diçka e papëlqyeshme, diçka lënduese për njerëzit, nuk më duket se është një shpallje lufte apo provokim.

Mbajtja e forcave speciale për një kohë të gjatë do të ishte bumerang, siç ndodhi me tarifën. Unë e mbështeta, sepse ishte një klithëm për t’u dëgjuar. ishin dërguar letra e letra në Bruksel dhe u desh tarifa për t’i ngritur veshët opinionit ndërkombëtar që nuk jeton përditë me ne, ndaj duhet t’i dalim zot vetes. Me guxim, jo duke imagjinuar që gjërat që dalin në procesin e paqes të zgjidhen me mjetet e luftës, por duke pasur kurajë, aftësi e shkathtësi diplomatike.

Çfarë ndodhi me tarifën, nga një klithmë që i lidhi këmbët Kosovës dhe e bëri të dukej si delja e zezë për shkak se u mbajt gjatë pa lidhje. u kthye në një instrument për të bërë politikë brenda Kosovës. Forcat Speciale mund të zëvendësohen me forcat në tryezë. Kosova është fëmija i bashkësisë ndërkombëtare. Këtë bashkësi ndërkombëtare dhe këta miq dhe aleatë të mëdhenj ne duhet t’i mbajmë shumë afër dhe nuk duhet t’u japim shkak që të ftohen, që të zhgënjehen dhe që të lodhen, siç ndodhi me historinë e tarifës kur Kosova humbi shumë reputacion. Politika e jashtme nuk mund të bëhet për politikë të brendshme dhe anasjelltas. Ngatërrimi i këtyre gjërave ka ndodhur”, deklaroi Rama.

Pas

“Jemi kthyer në parlament për këto arsye” Përfundon mbledhja e PD, Basha jep deklaratë për mediat

Para

“Ju tregoj se kush i kontrollon sot paratë e shqiptarëve” Alfred Cako bën deklaratën e fortë

Para
“Ju tregoj se kush i kontrollon sot paratë e shqiptarëve” Alfred Cako bën deklaratën e fortë

“Ju tregoj se kush i kontrollon sot paratë e shqiptarëve” Alfred Cako bën deklaratën e fortë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

nga Fast News
09:00 | 18/09/2025
0

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

nga Fast News
08:30 | 18/09/2025
0

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

nga Fast News
08:00 | 18/09/2025
0

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

nga Fast News
07:30 | 18/09/2025
0

Recent News

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

09:00 | 18/09/2025
Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

08:30 | 18/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar