• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Rama ua bën të qartë ministrave: Do ju mbroj e mbështes, por kush shkel në dërrasë të kalbur…

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Rama ua bën të qartë ministrave: Do ju mbroj e mbështes, por kush shkel në dërrasë të kalbur…
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Në mbledhjen e parë të qeverisë për mandatin e tretë, kryeministri Edi Rama ishte i prerë me ministrat e qeverisë ndërsa tha se kush shkel kodin e etikës, do të përballet me ligjin.

“Të gjitha dhuratat që tejkalojnë një vlerë të caktuar financiare duhen inventarizuar. Këto të gjitha mund të tingëllojnë si gjëra të vogla, apo kinezërira, por janë norma të zbatuara në të gjitha shtetet. Kodi do të vlejë njësoj edhe për zv/ministrat. Duhet të marrin dhe mbajnë përgjegjësi. Është detyra juaj të ndiqni procesin e rregullave që do të zbatojmë për ta.

Deri në vitin 2013 nuk u la në këtë godinë asnjë dhuratë protokollare. A që thua këtu se deri në 2013 këtu ka qenë ndonjë fuqi pushtuese që nuk ka lënë asgjë pasi ka ikur.

Aspekt me rëndësi e kodit etik, është parimi i koligjialitetit, jo vetëm të anëtarëve të kabinetit, por gjithë drejtuesve. I domosdoshëm komunikimi me kryeministrinë për cdo dalje publike.

Ky popull nuk i ka borxh asnjë përfaqësuesi të lartë kapadallukën dhe karshillëkun publik të shefave të çfarëdollojshëm në territor. Më kanë bërë të ndihem keq në sytë e publikut disa raste të drejtorëve të institucioneve të cilët papërgjegjmërisht organizojnë mbrëmje tematiko-dëfrimi me kolektivin. Nuk flas as për 8 Marsin, as për vitin e ri, ku mund të organizohen festa por kurrësesi me fondet e agjensive dhe drejtorive. Apo ndërrmarin udhëtime pune me kanakarët e tyre jashtë shtetit, prej të cilave postojnë pa asnjë gajle momente të hareshme këndelljesh turistike, duke e bërë të neveritshme figurën e zyrtarit. Asnjë udhëtim jashtë shtetit që nuk ka marrë miratimin tuaj nuk do konsiderohet në përputhje me etikën e kësaj qeverie”,

Një tjetër moment i kodit të etikës është përshkrimi i marrëdhënies së ministrit me administratën që drejton, motivimi i administratës, mbrojtjen e promovimin konstant për meritën, garantimin e derës së hapur për cdo shqiptar të talentuar, Pandemia na ka mesuar gjëra me vlerë të madhe, mund të na duhet te kombinimi i punës. Do të zhvillojmë mbledhje të posacme lidhur me këto tre pika” tha Rama ndërsa u ndal të sqarojë edhe kodin etik të kabinetit qeveritar në marrëdhënie me parlamentin.

“Qeveria buron nga parlamenti dhe jo e kundërta, prania në komisione s’duhet vihet në diskutim përvec rasteve ekstreme të njoftuara. Përvec se në raste ekstreme s’duhet të vihet në diskutim prania në orën fikse të fillimit të seancës, skeduli për largimin duhet të kombinohet me ministren e shtetit për marrëdheniet me parlamentin, prania në parlament mos mbesë pa 1/3 e qeverisë.

Një tjetër shkelje etike e vërejtur gjatë mandatit të shkuar, ka qënë dalja e disa ministrave me letra individuale dërguar komisioneve apo qëndrime individuale. Në cdo kod etik, kjo konsiderohet thyerje e rëndë e vijës së sjelljes në qeveri. Është absurde që ministri mos mbrojë një vendim të ministries, por të arrijë deri ta kundërshtojë, me idene se bie në kundërshtim me disa sektorë. sektori i kësaj qeveria është Shqipëria, buxheti është buxheti i Republikës së Shqipërisë.” tha Rama.

Ndër të tjera kryeministri u ndal edhe në reagimet e qeverisë ndaj akuzave të qeverisë, ku paralajmëroi hapjen e një faqeje on line, përmes së cilës do të marrë përgjigje me shkrim cdo akuzë e ngritur.

“Nuk do kundërpergjigjemi me varianitn e vjetër konferencave të shtypit të opozitës. Ka derdhur kupën e durimit të popullit, me akuza e kundër akuza.

Ne kemi vetëm 4 vjet në dispozicion për të bërë të gjithcka, shqiptarët na bënë shumicë, nuk duhet të cojmë dëm asnjë ditë e orë, për t’u marrë me e lagu s’e lagu me opozitën. Në pak ditë qeveria do ketë një faqe on line ku qeveria do të përgjigjet me shkrim, dhe do të mbajë përgjegjësi, kush nuk do thotë të vërtetën do marrë përgjegjësinë morale.

Në mbledhjen e parë të kabinetit të ri, vendin nuk ta mbaj unë por duhet ta mbash vetë. dyshemeja e qeverisë është ligji. Kush shkel në dërrasë të kalbur, punën e ka me ligjin.

Do ju mbështes pa kursim në përpjekjet për arritjen e objektivivave, do ju mbroj e mbështes por s’do më keni pas as mua as PS kush do hedh një hap kundër zyrës së shtetit. Familja ime nuk ka lidhje me punët e shtetit. Do ju kërkoja t’i mbani larg familjet tuaja nga dyert e zyrave të shtetit. Nga fondet publike, dhe nga kërkesat e të tretëve, qoftë kushërinj apo krushq. Nga fjalët e akuzat nuk do shpëtoni kurrë, nëse do punoni fort duhet të mësoheni me këtë, mundi e puna janë ato që vlejnë që mbeten. Përqëndrohuni në punë, jo në agresionet e padrejta. Sa më shumë të përpiqeni aq më shumë do të goditeni.’ tha Rama./BW

Pas

“T’i bëjmë ‘çeço’ zyrtarët, shkopin kokës”, Rama-ministrave: Mos merrni në kurriz mallkimet e ‘minjve’ të Hipotekave

Para

Betohet ‘Rama 3’, Reagon OSBE dhe Soreca: Vijojmë mbështetjen për realizimin e reformave institucionale

Para
“Do ndodhë nga 1 korriku” Ambasadori Soreca jep lajmin e mirë për të gjithë shqiptarët

Betohet ‘Rama 3’, Reagon OSBE dhe Soreca: Vijojmë mbështetjen për realizimin e reformave institucionale

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

nga Fast News
09:41 | 17/09/2025
0

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

nga Fast News
09:33 | 17/09/2025
0

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

nga Fast News
09:24 | 17/09/2025
0

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

nga Fast News
09:18 | 17/09/2025
0

Recent News

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

09:41 | 17/09/2025
Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

09:33 | 17/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar