Kryeministri Edi Rama bashkë me ministrat u betuan te Presidenti Ilir Meta, në një ceremoni që zgjati jo më shumë se 15 minuta,
Ata dolën nga Presidenca dhe iu drejtuan Kryeministrisë në këmbë.
Rama dhe ministrat e tij, duke respektuar sinjalistikën, kanë pritur në semafor, ku më pas kanë kaluar edhe rrugën pranë Kuvendit dhe më pas u vendosën para shkallëve kryesore të Kryeministrisë për të bërë edhe foton zyrtare.
Sot do të mbahet edhe mbledhja e parë e qeverisë së re.