• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Bota

Pushtoi i pari Polin e Jugut, ja cili ishte sekreti i eksploruesit norvegjez Roald Amudsen

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Bota
0
Pushtoi i pari Polin e Jugut, ja cili ishte sekreti i eksploruesit norvegjez Roald Amudsen
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Rezistenca ndaj kushteve klimatike ekstreme të Antarktidës, nuk është diçka që mund ta përballojnë të gjithë. Këtë e dinin shumë mirë Roald Amundsen dhe Robert Skot, të cilët sfiduan njëri-tjetrin në garën se kush do të mbërrinte i pari në Polin e Jugut në fillim të shekullit të kaluar.

Norvegjezi Amundsen triumfoi ndaj britanikut Skot, që në atë ekspeditë vdiq nga i ftohti, uria dhe lodhja, i dërrmuar fizikisht nga skorbut (një sëmundje që shkaktohen nga mungesa e vitaminës C në trupin e njeriut).

Po Çfarë i dha mundësoi Amundsen të mbetej gjallë dhe të ishte i pari që mbërriti në Polin e Jugut më 14 dhjetor të vitit 1911? Në librin e tij të ri “Çmenduria në fundin e botës” studiuesi Julian Senkton thotë se Amundsen ia doli të shmangte sëmundjen e skorbutit, dhe mbijetoi falë konsumit të mishit të pinguinëve.

Mishi i gjallë

Trembëdhjetë vjet përpara se të nisej për në Polin e Jugut, eksploruesi norvegjez kishte provuar fillimisht rreziqet e dimrit të Antarktidës gjatë një ekspedite belge. Në atë udhëtim ai dhe pjesa tjetër e ekuipazhit u prekën nga skorbuti dhe rrezikuan që të vdisnin. Mjeku në bordin e anijes, Frederik Kuk, kishte kaluar jo pak kohë me Inuitët (banorët e Arktikut), dhe e kishte kuptuar që ata nuk sëmureshin kurrë nga skorbuti,pasi hanin thuajse vetëm mishin e gjallë të kafshëve që sapo kishin gjuajtur.

Duke kombinuar të dyja informacionet, Kuk arriti në një përfundim:e vetmja zgjidhje për të mos u sëmurur nga skorbuti, duhej të ishte ngrënia e mishit të gjallë të kafshëve, që mund të gjuheshin mbi akull, pra pinguinët dhe pulëbardhat. Falë Kuk, ekuipazhi arriti që të shpëtonte veten. “Çdo lloj mishi, nëse është mjaftueshëm i papërpunuar, e furnizon trupin me sasinë e nevojshme të vitaminës C për t’u mbrojtur nga Skorbuti”-u shpreh Senkton për britaniken “The Guardian”.

Çështje zgjedhjesh

Kështu kur Amundsen nisi në vitin 1911 misionin e tij drejt Antarktidës, ai kishte jo pak informacione shtesë me shumë vlera në krahasim me Skot, që në fakt vdiq në vitin 1912, i dobësuar nga skorbuti.

“Dieta ushqimore e Amundsen, ishte padyshim arsyeja që i dha atij mundësi të mposhtte rivalin e tij”- thotë Senkton. Norvegjezi nuk ushqehej vetëm me mishin e pinguinëve dhe fokave, por ai vrau dhe hëngri edhe qentë më të dobët të slitës së tij.

Ndërkohë nga ana e tij, Skot e hodhi poshtë mundësinë e ngrënies së mishit të qenit, duke e quajtur si “mizore dhe josportive” këtë ide. “Unë as që mund ta mendoj vrasjen e kafshëve kaq inteligjente dhe plot cilësi, të cilët unë i shoh si miqtë dhe shokët e mi”- shkroi ai. Por kjo zgjedhje i kushtoi jetën, në një kohë që Amundsen u rikthye në atdheun e tij si një hero, duke e kujtuar përgjithmonë Kuk, si njeriun që “i shpëtoi jetën”. / Focus – Bota.al

Pas

“Nuk është ndonjë surprizë” Do ndajë ministrinë me Bora Muzhaqin, Evis Kushi flet pas vendimit të fundit të Ramës

Para

“Atje nuk bien tërmete” I mori postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Elbasan, Taulant Balla ‘kunjë’ Damian Gjiknurit

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Ministri jep lajmin: 150 mijë fermerë përfitojnë nga fondet e BE-së, do përditësojmë regjistrin e fermave

Ministri jep lajmin: 150 mijë fermerë përfitojnë nga fondet e BE-së, do përditësojmë regjistrin e fermave

nga Fast News
16:00 | 22/12/2025
0

Shifrat alarmante: 70% e remitancave në rrugë informale, shkojnë kryesisht për ushqim

Shifrat alarmante: 70% e remitancave në rrugë informale, shkojnë kryesisht për ushqim

nga Fast News
15:30 | 22/12/2025
0

Doganat në punë 24 orë për festa, synohet shmangia e fluksit nga bizneset

Doganat në punë 24 orë për festa, synohet shmangia e fluksit nga bizneset

nga Fast News
15:00 | 22/12/2025
0

Ndërtime e kulla pa fund, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

Ndërtime e kulla pa fund, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

nga Fast News
14:30 | 22/12/2025
0

Recent News

Ministri jep lajmin: 150 mijë fermerë përfitojnë nga fondet e BE-së, do përditësojmë regjistrin e fermave

Ministri jep lajmin: 150 mijë fermerë përfitojnë nga fondet e BE-së, do përditësojmë regjistrin e fermave

16:00 | 22/12/2025
Shifrat alarmante: 70% e remitancave në rrugë informale, shkojnë kryesisht për ushqim

Shifrat alarmante: 70% e remitancave në rrugë informale, shkojnë kryesisht për ushqim

15:30 | 22/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar