• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Pse heshti për shpalljen non-grata të Berishës/ Rama i thotë të gjitha 

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Pse heshti për shpalljen non-grata të Berishës/ Rama i thotë të gjitha 
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për Zërin e Amerikës pas fjalimit në OKB, foli për një sërë çështjesh duke filluar nga marrëdhëniet me Kosovën, reformën në drejtësi dhe shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berishës.

Në lidhje me marrëdhëniet me Kosovën, kryeministri tha se nuk janë në pikë të ulët pavarësisht se nuk bien dakord për shumë gjëra.

“Nuk mund të them që marrëdhëniet me Kosovën janë në pikë të ulët. Patjetër kemi pasur mos dakordësi për Ballkanin e Hapur, por kjo nuk do të thotë që nuk kemi marrëdhënie”.

Vizita në West Point ?

Dëshira dhe ambicia jonë është të transformojmë akademinë e forcave të armatosura, ku do jetë një vend studimesh të larta për studentët shqiptarë por dhe për studentë nga vendet e NATO-s rrotull nesh ku gjithë dijet e shkollës së lartë amerikane të jetë në dispozicion të më të rinjve.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Partia juaj e para me mandat të tretë, çfarë ju bën ndryshe?

Ka shumë gjëra që mund të bëhen ndryshe dhe eksperienca jo e vogël në këtë detyrë në drejtimin e vendit, na ndihmon që shumëçka ta bëjmë ndryshe dhe t’i bëjmë gjërat më mirë e më shpejt. Kemi një interes reciprok mes shtetit dhe qytetarit, që do të thotë që qytetari të shërbehet më mirë, dhe shteti ta dëgjojë më shumë se çfarë i duhet.

Partia juaj është shprehur për nevojën e zgjatjes së mandatit të institucioneve të vetingut deri në përfundimin e këtij procesi. Kjo kërkon ndërhyrje në Kushtetutë, çka nënkupton një konsensus me opozitën. Por kjo e fundit ju ka akuzuar se keni përdorur reformën në drejtësi për ta vënë atë në kontrollin tuaj. A jeni optimist se mund ta siguroni mbështetjen e opozitës?

Nuk do merrem me akuzat, por do fokusoj të gjitha energjitë te punët që lidhen me përparimin e vendit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve. Kjo është një reformë jo vetëm e jona, por një reformë që ka pasur mbështetës e garant SHBA-në dhe nuk besoj se opozita do mungojë në apel kur të numërohen votat për këtë reformë.

Ulje e numrit të investitorëve të huaj në Shqipëri për shkak të korrupsionit, pas 8 vitesh me ju shifrat nuk kanë ndryshuar…

Nuk e di kujt i referoheni për këto të dhëna, por e vërteta është se nuk ka krahasim sot me 8 vite më parë. Sa e sa shërbime që deri dje merreshin me radhë të gjata, sot merren në pak minuta me një ndërverpim përmes kompjuterit përmes e-albania. Kjo është padiskutim një lehtësim pikërisht i barrës së korrupsionit në jetën e qytetarit. Patjetër që kemi probleme me korrupsionin akoma por kemi goxha ndryshim.

Deri më sot nuk keni folur për prononcimin e sekretarit të shtetit përballë Berishës?

Kam heshtur se flet vetë Sekretari i Shtetit, dhe çdo prononcim do politizonte më shumë një fakt që nuk do koment. Një fakt që tregon se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re, dhe se nuk ka më asnjë monument të parrëzueshëm të së shkuarës.

Shqipëria, anëtare e Këshillit të Sigurimit për herë të parë

Ne kemi një program që është mirëpritur nga të gjithë. Jemi një vend i vogël por krenar se kemi çfarë sjellim për kontribut. Kemi vlera të mëdha dhe kemi tanimë një nivel të ri të vendit në arenën ndërkombëtare që na jep këtë mundësi të madhe dhe na bën krenarë të përfaqësohemi me dinjitet dhe të barabartë me të tjerët.

Pas

Rriten edhe më tej tensionet/ Autoblindi i Policisë së Kosovës shënjestron helikopterët serbë

Para

Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, një grua dërgohet në spital

Para
Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, një grua dërgohet në spital

Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, një grua dërgohet në spital

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Dalin statistikat: Të rinjtë deri 24 vjeç, shkaktarët kryesorë të aksidenteve në Shqipëri

Dalin statistikat: Të rinjtë deri 24 vjeç, shkaktarët kryesorë të aksidenteve në Shqipëri

nga Fast News
08:30 | 15/01/2026
0

7 gabime “të shtrenjta” kur do ta shesësh shtëpinë

7 gabime “të shtrenjta” kur do ta shesësh shtëpinë

nga Fast News
08:00 | 15/01/2026
0

SHBA pezullon nga 21 janari përpunimin e vizave të emigrimit për 75 vende, përfshirë Shqipërinë

SHBA pezullon nga 21 janari përpunimin e vizave të emigrimit për 75 vende, përfshirë Shqipërinë

nga Fast News
20:37 | 14/01/2026
0

KE pritet t’i japë Serbisë pjesën e parë të fondeve nga Plani i Rritjes

KE pritet t’i japë Serbisë pjesën e parë të fondeve nga Plani i Rritjes

nga Fast News
18:00 | 14/01/2026
0

Recent News

Dalin statistikat: Të rinjtë deri 24 vjeç, shkaktarët kryesorë të aksidenteve në Shqipëri

Dalin statistikat: Të rinjtë deri 24 vjeç, shkaktarët kryesorë të aksidenteve në Shqipëri

08:30 | 15/01/2026
7 gabime “të shtrenjta” kur do ta shesësh shtëpinë

7 gabime “të shtrenjta” kur do ta shesësh shtëpinë

08:00 | 15/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar