Gjatë ditës së shtunë dhe të dielë disa zona në Tiranë do të mbeten pa energji elektrike.
OSHEE bën me dije në një njoftim publik se stakimet për këto dy ditë do të bëhen për shkak të investimit për mirëmbajtjen e kabinave.
Më poshtë gjeni zonat që do të jenë për disa orë pa energji nesër dhe pasnesër.
NJOFTIMI
Njoftim për abonentët Tiranë
Stakim, 4-5 shtator
Në kuadër të investimit për mirëmbajtjen e kabinave, në datat 4-5 shtator do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:
4 shtator
09:00-17:00
Pjesërisht: Rruga “Teodor Keko”
09:00-16:00
Pjesërisht: Bulevardi “Zogu I”
13:00-17:00
Pjesërisht: Bërxullë, Muçaj dhe zona pranë Doganës së Tiranës
5 shtator
09:00-16:00
Pjesërisht: zona pranë Fakultetit Ekonomik