Avokati Spartak Ngjela është shprehur se bandat mesjetare serbe nuk iu bëjnë dot asgjë shqiptarëve.
Nisur nga situata e tensionuar në veri të Kosovës, ai thekson se presidenti Aleksandar Vuçiç çirret kot dhe po i tregon të gjithëve se është i dobët dhe ka frikë.
REAGIMI I PLOTE:
Bandat mesjetare të Serbisë, asgjë nuk iu bëjnë dot sot shqiptarëve.
Nuk kanë më asnjë lloj fuqi-force kundër shqiptarëve; nuk kanë më asnjë mundësi ndërkombëtare dhe asnjë lloj besimi në Perëndimin e Lartë.
Serbia sot është një neveri terroriste për Amerikën dhe Perëndimin, kurse shqiptarët, në Shqipëri dhe në Kosovë, janë aleatët kryesorë të Uashingtonit dhe të mbrojtur totalisht nga NATO.
Po, përse këlthet Vuçiç.
Ai po çirret për të treguar se është i dobët dhe ka frikë, njëlloj si ai i vetmuari në pyllin e natës, i cili bërtet nga frika që i ndërkall errësira e pyllit.
Sot presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nuk ka as forcë, dhe nuk ka as verb që të drejtohet në Perëndimin e Lartë.
Është terrorist, ashtu si edhe padroni i tij i vjetër dhe tashmë i vdekur: Sllobodan Milosheviç. Dhe këtë e ka të provuar nga politika amerikane.
Po kryeministri i Kosovës?
Duhet të jetë i qartë se është në luftë, por është fitimtar i Luftës së Shenjtë të vitit 1999. Duhet të jetë i qartë që asgjë nuk duhet të bëjë pa marrëveshje me Uashingtonin; dhe duhet të jetë i qartë gjithashtu që, asnjë lloj lufte e Serbisë nuk i mposht dot më shqiptarët. Përkundrazi, një luftë e re u jep shqiptarëve të gjithë territorin e pushtuar nga hordhitë serbe, që nga viti 1878.
Edhe Kosova, edhe Shqipëria duhet ta dinë mirë se: Lidhja e Prizrenit tani, pas 242 vitesh, e ka fituar betejën e saj arbërore, dhe po e vijon luftën kundër Traktatit të Shën Stefanit dhe Traktatit të Berlinit.
Dhe, të mos ju duket çudi! Se, Lidhja e Prizrenit do ta vijojë deri në fund betejën për të gjitha territoret arbërore në Gadishullin Ilirik.
Mbajeni mend këtë…