• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Le të më fusin në burg, unë do ti ndihmoj” Mentor Kikia reagon pas pamjeve ku emigrantët i shpëtuan policisë në Pogradec

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Le të më fusin në burg, unë do ti ndihmoj” Mentor Kikia reagon pas pamjeve ku emigrantët i shpëtuan policisë në Pogradec
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas situatës në Pogradec, ku një grup emigrantësh të paligjshëm të ndaluar nga policia shpërthyen derën e furgonit dhe u arratisën.

“Unë do ti ndihmoj klandestinët, le të më fusin në burg!”, shkruan ai, teksa edhe rrëfen historinë e tij si emigrant në Greqi.





REAGIMI I PLOTE:

Unë do ti ndihmoj klandestinët, le të më fusin në burg!

Unë jam ende i tronditur nga kjo video që tregon një grup klandestinësh që, pasi janë ndaluar nga policia, shpërthjenë derën e furgonit dhe marrin rrugët e qytetit të Pogradecit, nga frika mos i arrestojnë.

Unë e njoh atë vrap, e njoh atë panik, atë ikje nga sytë këmbët!

Në vitin 1992, me një grup studentësh, pas një udhëtimi 6 ditë e netë nëpër male, zbritëm në qytetin e parë grek që hasëm. Një sirenë policie na bëri që të shpërndahemi në muzg nëpër rrugë, të ikim, të fshihemi ku të mundemi, poshtë urës, në kazanë plehrash… u ribashkuam pas disa orësh. Pastaj vazhduam rrugësn sërish me këmbë… Befas një kamioçinë na ndaloi pranë. Më frikën në zemër, sërish ia dhamë vrapit. Por njeriu na ftoi të hipnim në karroceri. Ishte një fermer që na ndihmoi, bëmë rreth 60 km rrugë me të. Pastaj zbritën, ecëm sërish… takuam një tjetër grek që na mori në punë. Punuam tërë ditën për të e na dha vetëm një sanduiç për të ngrënbë. Pastaj takum një tjetër që na hapi shtëpinë për të fjetur…

Kishim mësuar vetëm fjalët bukë dhe ujë, që të kërkonin nëse do të mbeteshim në kushtet e urisë. Pas 2 muaj e gjysmë ne kishim bërë aq para sa të vazhdonim vitin e ri shkollor.

Këto histori shqiptare vazhdojnë ende. Por unë e kujtoj timen, saherë shikoj rrugëve të Shqipërisë shtetas të huaj që vijnë nga s’dihet se ku, ikn nuk dinë se ku, e kalojnë përmes rrugëve të vendit tonë. Disa prej tyre janë edhe këta që arratisen nga ky furgon trafikantësh.

Të ndihmosh një klandestin të kalojë kufirin, është vepër penale, padyshim.

Po ta ndihmosh atë kur ecën me këmbë rrugëve të Shqipërisë, a është vepër penale? Edhe në qoftë, unë do ta bëj. Do ta ndihmoj, duke ia lehtësuar një copë rrugë, ashtu siç dikur fermeri grek më ndihmoi mua. Edhe në më ndaloftë policia, do ta bëj. Jo për para, por për të kthyer mbrapsht nderin që më bënë mua dikur.

Nëse keni frikë se ju ndalon policia, atëherë jepuni ujë e ushqim, nëse i shikoni rrugëve të drobitur nga ecja e gjatë. Kjo nuk është vepër penale.

Nëse as këtë nuk e bëni, të paktën, mos i përbuzni, mos i përqeshni, sepse edhe ne jemi si ata. Kemi qenë, jemi, e me gjasë, do të jemi edhe për shumë kohë sirianë, afganë e libianë që enden rrugëve të botës.

Pas

Çfarë ndodhi? Mungoi sot në seancën gjyqësore, Adriatik Llalla përfundon në spital

Para

Shtatë objekte që ndihmojnë për të tërhequr paratë nëse i mbani në shtëpi

Para
Shtatë objekte që ndihmojnë për të tërhequr paratë nëse i mbani në shtëpi

Shtatë objekte që ndihmojnë për të tërhequr paratë nëse i mbani në shtëpi

Të Gjitha

A po krijon vende pune ekonomia? Papunësia arrin në 8.7%, rënie thuajse e pëpërfillshme

A po krijon vende pune ekonomia? Papunësia arrin në 8.7%, rënie thuajse e pëpërfillshme

nga Fast News
10:14 | 26/06/2025
0

Informaliteti në turizëm, vetëm 12% e turistëve flenë në hotele e shtëpi

Informaliteti në turizëm, vetëm 12% e turistëve flenë në hotele e shtëpi

nga Fast News
09:56 | 26/06/2025
0

Rritje e fondeve për sigurinë deri në 5% e PBB? Ja sa kemi paguar deri më tani

Rritje e fondeve për sigurinë deri në 5% e PBB? Ja sa kemi paguar deri më tani

nga Fast News
09:47 | 26/06/2025
0

Zihet më pak peshk, INSTAT: 14.9% më pak vitin e kaluar

Zihet më pak peshk, INSTAT: 14.9% më pak vitin e kaluar

nga Fast News
09:28 | 26/06/2025
0

Recent News

A po krijon vende pune ekonomia? Papunësia arrin në 8.7%, rënie thuajse e pëpërfillshme

A po krijon vende pune ekonomia? Papunësia arrin në 8.7%, rënie thuajse e pëpërfillshme

10:14 | 26/06/2025
Informaliteti në turizëm, vetëm 12% e turistëve flenë në hotele e shtëpi

Informaliteti në turizëm, vetëm 12% e turistëve flenë në hotele e shtëpi

09:56 | 26/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar