Më 26 shtator gjermanët do të hedhin votën në zgjedhjet federale për parlamentin e vendit, Bundestag, dhe do të vendosin se kush do të pasojë udhëheqësen Angela Merkel në postin e kancelarit të vendit. Ndërsa kjo shënon fundin e epokës së Kancelares Merkel, janë të shumtë ata që e shohin këtë garë elektorale si zgjedhjet më të rëndësishme gjermane në dekada.
Por duke patur parasysh fushatën e qetë dhe të kujdesshme elektorale, është shumë e vështirë që të parashikohet se kush mund të vijë në krye. Të gjithë udhëheqësit e partive kryesore janë treguar të përmbajtur, duke premtuar për vazhdimësi politike dhe duke konkurrar se kush ka të drejtë të shihet si trashëgimtare e vërtetë e ideologjisë së zonjës Merkel e cila po largohet nga politika.
“A janë këto zgjedhjet më të mërzitshme ndonjëherë?”, shtron pyetjen gazeta “Die Welt” në një artikull të kohëve të fundit.
Nëse flasim për entusiazëm dhe krtika, kjo është vënë re vetëm gjatë ditëve të fundit. Kristiandemokrati Armin Laschet, udhëheqës i qendrës së djathtë CDU të zonjës Merkel, akuzoi të shtunën kundërshtarin socialdemokrat Olaf Scholz, aktualisht ministër i financave, për keqmenaxhim pas bastisjeve të kohëve të fundit në ministri nga prokuroria nën akuzat për pastrim parashë.
Ndërkohë, zonja Merkel ka kritikuar ashpër zotin Olaf Scholz duke paralajmëruar se një votë për partinë e tij mund të hapë portën për të majtën ekstreme.
Ajo tha se votuesin kishin dy alternativa, një qeveri të përbërë nga qendra e majtë dhe të gjelbërit, e cila pranon mbështetjen e partisë së majtë ose të paktën nuk e përjashton atë. Dhe mundësia e dytë, tha ajo, të zgjedhin një qeveri të moderuar të udhëhequr nga konservatorët me zotin Armin Laschet si kancelar të vendit.
Zonja Merkel e kishte fjalën për partinë “Die Linke” e formuar në vitin 2007 nga mbetjet e partisë komuniste që qeveriste dikur Gjermaninë Lindore dhe një grup i së majtës ekstreme të Gjermanisë Perëndimore.
Pa një shumicë të qartë
Si Socialdemokratët (SPD) ashtu edhe Kristiandemokratët (CDU) nuk do të marrin votat e mjaftueshme për të formuar të vetme qeverinë. Qeveria do të rrjedhë si rezultat i formimit të një koalicioni pas disa javësh ose ndoshta muajsht negociatash dhe grindjesh. Analistët thonë se qeveria e ardhshme do të jetë një koalicion i përbërë nga tre parti.
Kritika e rrallë e zonjës Merkel ndaj Socialdemkratëve (SPD), partisë së vogël partnere në qeverinë e saj që nga viti 2013, shihet si një dëshmi e situatës jo të mirë të partisë së kancelares në sondazhe. Është hera e parë në 15 vite që sodazhet tregojnë avantazhin e partisë SPD ndaj konvervatorëve CDU.
Unioni Kristian Demokrat (CDU) i zotit Laschet dhe partia bavareze Unioni Kristian Social (CSU) që përbëjnë konservatorët gjermanë, kanë përsuar rënie në sondazhe përballë socialdemokratëve. Ndërsa kanë mbetur më pak se dy javë nga zgjedhjet, surpirza e fushatës ka qënë rritja befasuese e mbështetjes për Partinë Socialdemokrate (SPD) me rreth 25% duke u ringjallur nga pragu ku kishin rënë.
Në fillim të vitit mbështetja për këtë parti po shuhej plotësisht por zoti Scholz, një politikan pragmatist, ka arritur që falë vlerësimeve të larta që gëzon ai vetë, të ngejë moralin e partisë dhe aktualisht po studion vlerësimet e sondazheve dhe të analistëve si bazë për të dalë forcë fitimtare në zgjedhje.
“Ndërsa fushata zgjedhore hyn në fazën e fundit, popullariteti i zotit Scholz më në fund është shndërruar në mbështetje për partinë e tij”, thotë Henning Hoff, redaktor i revistët “Internationale Politik Quarterly” që publikohet nga Këshilli Gjerman për Mardhëniet me Jashtë.
“Ka të ngjarë se qeveria e ardhshme gjermane do të drejtohet nga Olaf Scholz”, shton ai në vlerësimin e tij për rrugën që po ndjek procesi elektoral. Ai argumenton se zoti Scholz ka treguar zgjuarsi në fushatën e tij dhe po arrin të bindë shumë votues se ai është një pasues natyral i zonjës Merkel. /VOA