• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Konsumi këtë vit/ Nga shkurti në maj shpenzime rekord për barna; Rriten blerjet e veshjeve e këpucëve

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Konsumi këtë vit/ Nga shkurti në maj shpenzime rekord për barna; Rriten blerjet e veshjeve e këpucëve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Konsumi ka shfaqur shenja gjallërimi në gjysmën e parë të këtij viti, pas tkurrjes së fortë të tij në të njëjtën periudhë të një viti më parë, për shkak të efekteve të karantinës që u ndërmor menjëherë për të frenuar pasojat e pandemisë.

Sipas të dhënave të detajuara mujore të INSTAT, në mars dhe në prill të këtij viti, tregtia me pakicë në vend u rrit përkatësisht me 37.6% dhe 35.4% në raport me të njëjtët muaj të një viti më parë, kur pothuajse gjithçka ishte e mbyllur dhe shpenzimi kryesor ishte për produkte ushqimore, nevoja bazë e për detergjentë e produkte pastrimi.

Aktiviteti ekonomik që shënoi rritjen më të lartë në këto muaj ishte “tregtia me pakicë e hidrokarbureve”, “Pajisje të ndryshme elektro-shtëpiake, mobiljet dhe pajisje të tjera shtëpiake” si dhe me një zgjerim të fortë ishin shitjet e “Veshje, këpucë dhe artikuj prej lëkure”, që u zgjeruan përkatësisht 195% në mars dhe 692% në prill.

Në maj 2021, rritja e tregtisë me pakicë u ngadalësua, në 7.1%. Ndërsa në qershor volumi i tregtisë erdhi në rënie me 5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Aktivitetet me rënien më të fortë në qershor ishin “Ushqime pije e duhan në njësi tregtare të specializuara”, me -10.3%, veshjet, librat artikujt e tjerë jo industrial. Në rritje ishin vetëm “Pajisje kompjuterike, informatike dhe te komunikacionit”.

Nëse ka një kategori që ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë gjithë periudhës së pandemisë janë produktet farmaceutike e mjekësore. Të dhënat e INSTAT bëjnë të ditur se rritja e shpenzimeve për produkte farmaceutike e mjekësore nisi që në qershor të vitit të kaluar, pas hapjes së ekonomisë nga karantina tre mujore dhe fillimit të përhapjes së pandemisë.

Grafiku “Ndryshimi vjetor i tregtisë me pakicë, Produkte farmaceutike, mjekësore, Janar 2020- qershor 2021” tregon një lidhje direkte të valëve të pandemisë me rritjen e ndjeshme të shpenzimeve konsumatorë për barna. Ato kulmuan në shtator dhjetor 2020 kur ishte dhe vala e parë e fortë e Covid-19 që rriti shtrimet në spital, shtoi vdekjet dhe detyroi shumë njerëz që të vetë mjekoheshin në shtëpi.

Volumi i tregtisë me pakicë për produktet farmaceutike dhe mjekësore në dhjetor u rrit me 36% në dhjetor, në raport me muajin e mëparshëm, kur situata ishte normale. Pas qetësimit në janar 2021, rritja ishte sërish e fortë në shkurt-prill 2021, kur një tjetër valë rriti ndjeshëm mbingarkesën në spital dhe rastet e fataliteteve, duke shtuar dhe shpenzimet për produkte farmaceutike e mjekësore me 25.3%.

Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se që nga fillimi i pandemisë, që efektet i dha duke nisur nga tremujori i dytë 2020, vdekjet shtesë janë rritur ndjeshëm në vend, në krahasim me mesataren para pandemike 2016-2019.

Sipas të dhënave të INSTAT, të përpunuara nga Monitor, për periudhën prill 2020 deri në qershor 2021, janë 9,953 vdekje më shumë në vend, në raport me periudhën përkatëse mesatare 2016-2019. Rritja është gati 37%.

Sipas tremujorëve, shtesa më e lartë e jetëve të humbura ishte në tremujorin e katër 2020 (+3,380) dhe të parin 2021 (+3,322), që përkon dhe me periudhën kur në vend kishte një rritje të rekord të shpenzimeve për barna.

Të dhënat e tjera të konfirmuara nga Komisioni Europian bëjnë të ditur se në 2020-n, Shqipëria a kishte shtesën e vdekjeve në vitin 2020 më të lartën në Europë, si pasojë e përhapjes së pandemisë Covid-19.

Në grafikun e publikuar nga Komisioni Europian në një raport të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) vdekjet shtesë në Shqipëri gjatë vitit 2020 ishin 27% më të larta se vdekjet mesatare vjetore në periudhën 2016-2019. Kjo përqindje ishte më shumë se dyfishi i vdekjeve shtesë në BE dhe më e larta ndër Rajonin e Ballkanit./Monitor/

Pas

Seanca maratonë/ Miratohet qeveria “Rama 3”, pas rreth 20 orësh diskutime

Para

Video/ Basha shkrihet së qeshuri në Kuvend, shkak bëhet fjalimi i deputetit të PD-së

Para
Video/ Basha shkrihet së qeshuri në Kuvend, shkak bëhet fjalimi i deputetit të PD-së

Video/ Basha shkrihet së qeshuri në Kuvend, shkak bëhet fjalimi i deputetit të PD-së

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

nga Fast News
10:30 | 19/09/2025
0

BE, e shqetësuar për fondet, nga keqpërdorimi i tyre në të kaluarën në Shqipëri

BE, e shqetësuar për fondet, nga keqpërdorimi i tyre në të kaluarën në Shqipëri

nga Fast News
10:30 | 19/09/2025
0

Holanda me 4 ditë pune në javë, a funksionon kjo edhe për shtetet e tjera?

Holanda me 4 ditë pune në javë, a funksionon kjo edhe për shtetet e tjera?

nga Fast News
10:00 | 19/09/2025
0

Programi i investimeve në infrastrukturë, ja cilat janë 8 rrugët prioritare të Ramës në këtë mandat

Programi i investimeve në infrastrukturë, ja cilat janë 8 rrugët prioritare të Ramës në këtë mandat

nga Fast News
09:30 | 19/09/2025
0

Recent News

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

10:30 | 19/09/2025
BE, e shqetësuar për fondet, nga keqpërdorimi i tyre në të kaluarën në Shqipëri

BE, e shqetësuar për fondet, nga keqpërdorimi i tyre në të kaluarën në Shqipëri

10:30 | 19/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar