• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Kapen emigrantët në bagazh/ Policia aksion në fundjavë: Arrestohen 33 shoferë rebelë dhe ‘fluturojnë’ 176 patenta

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Kapen emigrantët në bagazh/ Policia aksion në fundjavë: Arrestohen 33 shoferë rebelë dhe ‘fluturojnë’ 176 patenta
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në 24 orët e fundit janë arrestuar 33 drejtues mjetesh, nga të cilët 18 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 15 pa leje drejtimi.

Policia Rrugore bën me dije se janë pezulluar gjithashtu 176 leje drejtimi, nga këto 111 për shpejtësi tej normave të lejuara, deri në 214 km/h në Bypass-in e Fierit, 60 për drejtim mjeti në efektin e alkoolit dhe 5 për qarkullim në sens të kundërt.



Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 4123 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore. Në njoftim bëhet me dije se në autostradën Milot-Morinë është kapur në flagrancë një drejtues mjeti që transportonte disa shtetas të huaj, emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, me destinacion final një nga vendet e BE-së.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE SE SHTETIT

Kontrolle intensive nga Policia Rrugore, me radarë, dronë, mjete të paloguara, kamera, aparate fotografike e alkooltestues, në të gjitha rrugët e vendit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Si rezultat i kontrolleve të kombinuara nga Policia Rrugore, Patrullat e Përgjithshme dhe “Shqiponjat”, përgjatë fundjavës janë arrestuar në flagrancë 33 drejtues mjetesh, nga të cilët 18 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 15 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Janë pezulluar 176 leje drejtimi, nga këto 111 për shpejtësi tej normave të lejuara, deri në 214 km/h në Bypass-in e Fierit, 60 për drejtim mjeti në efektin e alkoolit dhe 5 për qarkullim në sens të kundërt. Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 4123 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore. Nga Policia Rrugore e Tiranës është goditur një rast i mitëdhënies. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë arrestuar në flagrancë një shtetas, i cili pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin, pa vendosur rripin e sigurisë, i ka ofruar një shumë parash shërbimeve policore, me qëllim shmangien e ndëshkimit për shkeljen e kryer.

Ndërkohë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e automjeteve që transportojnë shtetas të huaj, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, nga Njësia për Sigurinë e Autostradës Milot-Morinë është kapur në flagrancë një drejtues mjeti që transportonte disa shtetas të huaj, emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, me destinacion final një nga vendet e BE-së. Policia e Shtetit, nisur dhe nga fakti se ka akoma fluks të shtuar në akset rrugore në drejtim të zonave bregdetare dhe në kthim, sidomos në drejtim të Tiranës dhe Morinës, apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve, vendas dhe të huaj, që të zbatojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore, pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë dhe prezencë të Policisë Rrugore, të pajisur edhe me dronë, dragera, kamera e aparate fotografike. Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e profesional.

Pas

Meta bëri kërkesën për ministrat e qeverisë “Rama 3”, Prokuroria e Përgjithshme i kthen përgjigje në kohë rekord

Para

Nami në Britani/ Vajzat shqiptare “bëjnë kërdinë”, ja si i grabisin burrat e moshuar me ora “Rolex”

Para
Nami në Britani/ Vajzat shqiptare “bëjnë kërdinë”, ja si i grabisin burrat e moshuar me ora “Rolex”

Nami në Britani/ Vajzat shqiptare “bëjnë kërdinë”, ja si i grabisin burrat e moshuar me ora “Rolex”

Të Gjitha

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

nga Fast News
16:06 | 13/05/2025
0

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

nga Fast News
10:30 | 13/05/2025
0

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

nga Fast News
10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Recent News

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

16:06 | 13/05/2025
Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

10:30 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar