Gazetari Enton Abilekaj ka deklaruar se kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha duhet të flasë në lidhje me ultimatumin e SHBA për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Ai u shpeh se nuk duhen përdorur dy standarte, pasi vetë lideri opozitar pati një qendrim për deputetin Tom Doshi.
“Basha ishte kundër Tom Doshit në Parlament. Nuk duhet të përdorë dy standarde”, tha Abilekaj.
Ai u shpreh kundër idesë për të pasur një bashkëqeverisje PS-PD, pasi sipas tij kjo do të ishte e rrezikshme dhe mund të çojë në autokraci.
“Humbja zyrtare e opozitës do të rrezikonte dhe përbënte një kërcënim i madh për autokraci. Futja e opozitës në qeveri do të ishte një humbje e madhe për demokracinë. Në kushtet që opozita po humbet do të bëhet jo relevante, e rëndësishme. Po ndjehet nevoja për një opozitë tjetër, të pa konsumuar e përfshirë në afera. Pra duhet një opozitë që të jetë oponent jo vetëm me mazhorancën por edhe me gjithë opozitën. Rama ndjehet i pa rrezikuar nga opozita”, tha Abilekaj.