Në fjalën e mbajtur sot në Kuvend, deputeti i PD Ervin Salianji u bëri thirrje demokratëve që të ndihen krenarë për partinë e tyre dhe për vleerat që ajo ka përfaqësuar dhe do të përfaqësojë.
Ai vuri në dukje faktin se nuk mund të flitet për program në fusën e sigurisë, kur drejtori i Policisë sipas tij del dhe manipulon ngjarjet kriminale dhe kur “Rilindja” ka kthyer në trend emrat e të fortëve.
“Ka njeri në Shqipëri që nuk e di që Edi Rama është peng i krimit”, pyet Salianji në mbyllje të fjalës së tij.
FJALIMI I PLOTË
Të nderuar qytetarë,
Konstituimi i nje parlamenti dhe fillimi i një legjislature të re, do të duhet të ishte kurorëzimi i një gare demokratike dhe nje dite e shënjuar për zhvillimet politike të cdo vëndi. Ashtu sikurse ndodh në të gjitha vendet normale , mandati i ri i parlamentit do të duhet të konsiderohej një ditë progresi për demokracinë , zhvillimin ekonomik dhe social për Shqipërinë. Por fatkeqësisht, nuk është rasti i këtij Parlamenti dhe e kësaj mazhorance. Nuk është rasti, pasi tashmë është bërë e ditur në sytë e të gjithë opinionin publik, i madh e i vogel e di se kjo është mazhoracnë e cila nuk ka dalë nga një garë e lirë, demokratike dhe e barabartë, por nga një garë e manipuluar me të gjitha format dhe mjetet e mundshme që pushteti dhe krimi i lidhur me të ka patur në zotërim, duke bërë që të deformohet sovraniteti i popullit shqiptar
Të nderuar qytetarë ,
Dua ta theksoj fortë dhe qartë, se Partia Demokratike dhe opozita në zgjedhjet e 25 prillit nuk garoi kundër Partisë Socialiste, por kundër shtetit të vënë në dispozicion të krimit dhe bandave lokale kudo. Nuk është e ekzagjeruar aspak, nëse sot kur po nis punimet kjo legjislature të themi se shteti, pushteti dhe grupet kriminale tashmë janë një. Struktura të tëra të tij, kriminale, administrative, policore dhe financiare u vunë në dispozicion të partisë në pushtet, duke harruar funksionet e tyre të vërteta dhe duke favorizuar në të gjitha mënyrat Partinë Socialiste. Buxheti i shtetit, paratë e të gjithë qytetarëve shqiptarë, u harxhuan për të deformuar garën e 25 prillit, duke shkelur në mënyrë flagrante të gjitha ligjet e vëndit dhe parimet e shtetit demokratik. Mjafton këtu të përmendim rastin e patronazhiztëve , të cilët nuk kishin asnjë rol tjetër përvecse të shantazhonin dhe të ushtronin presionin mbi qytetarët, duke shkelur të gjitha normat e lirisë dhe të privatësisë. E megjithatë, hetim nuk ndodhi, asnjë nënpunës nuk u mor në pyetje por u hetua media, shënjë e qartë e uzurpimit që ky pushtet i ka bërë instancave shtetërore, të cilat paguhen nga taksapaguesit shqiptarë për të zbatuar ligjin. Në cdo vënd të botës , një rast i tillë do të përbënte skandal, ndërsa për partinë shtet ky aksion kundër lirive dhe të drejtave themelore të njeriut meritonte vetëm lëvdata. Këto nuk janë fenomene të cilat i sajon Partia Demokratike, këto janë fenomene të shkruara e zeza mbi të bardhë në të gjitha raportet e organizatave ndërkombëtare që monitoruan zgjedhjet e 25 prillit. Për të gjitha këto arsye, kjo mazhorance mund të qëndrojë në pushtet formalisht, por përmbajtësisht, nuk ka asnjë lidhje me parimet demokratike dhe shtetit të së drejtës. Prandaj, zgjedhjet e 25 prillit, nuk ka asnjë diskutim që shënjuan regres për përfaqësimin dhe demokracinë shqiptare.
Në këtë kuptim, kjo legjislaturë dhe ky pushtet do jetë po njësoj si dy legjislaturat e kaluara, ku u shënua numri rekord i njerzëve me precedent kriminal të veshur me kostumin e pushtetit, ku u aprovua numri rekord i koncesioneve ne favor të një grushti njerzëish, ku rritja e taksave arriti nivele të papara ndonjëherë, ku deputetët u kthyen në kukulla që aprovonin ligje me urdhër të Edi Ramës për interesat financiare të miqve të tij, ku pushteti u përdor për të pasuruar disa e për të varfëruar pjesën më të madhe të qytetarëve shqiptare, që tashmë kanë marrë rrugën drejt Europës duke thyer të gjitha rekordet e numrit të azilkërkuesve për frymë, ku asnjë hap para nuk u shënua në procesine integrimit europian të Shqipërisë. Përkundrazi, cdo ditë e më shumë ky pushtet po tenton të rrëshkasë drejt modelit të autoritarizmave lindorë. Është e qartë, se pushteti i fituar me ndihmën e bandave dhe krimit të organizuar, nuk do të sjellë asnjëherë progres për qytetarët e tij.
Të nderuar qytetarë,
Fakti që ne sot jemi këtu për të ushtruar funksionin tonë të deputetit, nuk do të thotë aspak se e njohim këtë qeveri si demokratike dhe legjitime. Nuk do të thotë aspak se do të jemi patericë e një regjimi, përkundrazi. Jemi këtu, për të respektuar votuesit tanë dhe për të cmontuar partinë pushtet në interes të qyteterëve shqiptarë dhe të ardhmes së tyre, Jemi të vetëdijshëm se nuk është aspak e lehtë, por bindja se beteja jonë për të mirën e vendit duhet të vazhdojë në të gjitha frontet, na ka sjellë sot këtu. Partia Demokratike nuk do të ndalë në asnjë moment betejën e saj kundër korrupsionit që ka pllakosur të gjitha hallkat shtetërore, kundër padrejtësive në dëm të qytetarëve, kundër varfërsië dhe kundër regresit që Edi Rama po e con gjithmonë e më shumë këtë vënd, me të gjitha mënyrat, me të gjitha mjetet !!
Ka nga ata të marrë që ëndërrojnë shkrirjen e Partisë Demokratike, apo nga ata që thonë se Partia Demokratike e ka mbyllur misionin e saj. Të zhgënjeheni shumë shpejt. Partia Demokratike është partia me e suksesshme e tranzicionit shqiptar. Është partia që e ka të lidhur historinë e saj me demokracinë Duhet thënë dhe nga kjo foltore, se më kot keni iluzione, do dhe zhvillimin e Shqipërisë. Dhe askush nuk mund tja marrë këtë histori. Më kot shpresoni ta zhbëni këtë histori.
E di që nga ana tjetër ka njërëz që ju vjen turp për historinë politike të partisë së tyre, dhe është e kuptueshme, por duhet ta ketë cdo kush të qartë, se Partia Demokratike jo vetëm që përbën historinë më të bukur të dekadave të fundit të historisë së Shqipërisë, por është padyshim dhe e ardhmja e saj, pasi është e vetmja forcë politike që mund ta zhvillojë dhe ta cojë përpara këtë vënd. Prandaj kam një thirrje për të gjithë demokratët : Ndihuni krenar që jeni demokrat, ndihuni krenar per partinë tuaj dhe për vlerat që ajo ka përfaqësuar dhe gjithmonë do të përfaqësojë. Falë besimit tuaj, falë bindjeve tuaja , Partia Demokratike, me gjithë represionin shtetëror të 25 prillit , arriti të fitojë rreth 40 përqind të votës popullore, fakt që tregon besimin e plotë që qytetarët kanë tek ajo.
Të nderuar demokrat, e di shumë mirë që këto nuk kanë qenë vite të lehta për ju. Shpesh herë keni vuajtuar përndjekjen e pushtetit, shpesh herë jeni larguar nga puna vetëm se jeni të tillë, apo jeni detyruar të emigroni apo tju emigrojnë fëmijë për faj të kësaj qeverie, por ama, ju me qëndrueshmërinë tuaj, me vlerat që besoni do të bëni shumë shpejt që këtij regjimi ti vij fundi. Kjo është një betejë që ja vlen të bëhet për të mirën tuaj , për të mirën e të gjithë shqiptarëve. Sigurisht gjatë këtyre viteve Partia Demokratike ka patur gabimet e saj, por në të gjitha momentet, në të gjitha vendimet nuk ka patur si synim asgjë tjetër vecse interesin e Shqipërisë dhe qytetarëve të saj.
Si mund te flitet per program ne fushen e sigurise kur drejtori i policies deL dhe manipulon cdo ngjarje kriminale, kur rilindja i ka kthyer ne trend emrat e të forteve, te fortet ne vend qe te jene personat me te kerkuar nga policia jane personat me te kerkuar nga politikanet e rilindjes nga deputetet e saj, ka njeri ne Shqiperi qe nuk e di qe Edi Rama eshte peng I krimit? Ka njeri në Korce që nuk e di se Niko tritolin në Korce e ontrollon ragami? Programin e qeverise per sigurine ne Durres do e zbatoje Banda E durresit apo ajo e Niklës? Dako apo Rrahja, ku ështe rrahja meqe ra fjala sa vite ka ne parlament dhe nuk dalin nje here te flasin per interest e qytetareve por sherbejne si perfaqesues te botes se nendheshme, Po ndranxhin e keni pare ndonjehere te flase ne parlament? Nga veriu në jug i njejti model, pushtetin real per zbatimin e programit per sigurine ne Shkodër dhe drejtimin politik e ka Doshi dhe Beqja, po ne Elbasan CEelet? Ne Vlorë Damian Termeti, Ne Fier edhe deputeti I PS trembet nga fuqia e krimit të organizuar sapo futet në kandidim, në Lezhe riaktivizohen bandat që përjashtohen nga ligji I dekriminalizimit, në dibër ymeret me shokë dhe kështu në cdo qark, e pastaj Shqiptaret duhet te shohin programin qeverisës per sigurine?!! Po talleni me ke? Kur gjitë asetet publike, pasurite natyrore, burimet shtetërore dhe emërimet ne adminsitratë dhe zbatrimi I projektit me ngjyra behet nga keta njerez.
Në fund kam një falenderim të vecantë për të gjithë ata qytetarë të rrethit të Korcës që më besuan personalisht dhe që besuan te Partia Demokratike. Me ndihmën e zotit dhe me ndihmën tuaj shpresoj tju përfaqësoj sa më denjësisht, ashtu sikurse ju e meritoni.
Dua ta mbyll me urimin e cdo shqiptari per qeverine paci ditet e numeruara!
Faleminderit!