Në vend të pyetjes, një studente nga Kosova e ka komplimentuar sot kryeministrin Edi Rama duke e cilësuar si një “ikonë të modës”.
Ndërsa ai ia ktheu me humor se “kur Zoti dhe natyra nuk ti jep të gjitha, mundohesh të sajohesh”.
BATUTAT
Rama: Edhe nje pyetje tjetër për inat të protokollit që thotë: çohu, çohu…!
Studentja: Je ikonë e modës, komplimente se pyetje nuk kam (Qesh).
Rama: Dëgjo, e di si është kjo punë, kur t’i ka dhënë Zoti dhe natyra të gjitha nuk ka nevojë me u saju. Por kur nuk t’i ka dhënë të gjitha mundohesh me u rregullu. Kështu që vjen nga halli kjo! Por faleminderit!