• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Lifestyle

Hithra kundër dhimbjeve të artritit- Tri mënyra si ta përdorni

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Lifestyle
0
Hithra kundër dhimbjeve të artritit- Tri mënyra si ta përdorni
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në Shqipëri hithrat janë shumë të përdorura, si në gatime po ashtu edhe në trajtime natyrale për shumë sëmundje.

Kjo bimë është përdorur prej shekujsh edhe për të kuruar simptomat e alergjive veçanërisht ato të shkaktuara nga poleni dhe pluhuri.

Hithrat falë vlerave diuretike janë shumë të përdorura për trajtimin e problemeve me veshkat dhe infeksionet urinare.

Lëngu i tyre është perfekt për të larguar lëngjet e tepërta që organizmi prodhon, duke lehtësuar funksionin e zemrës dhe qarkullimin e gjakut.

Por së fundmi, një studim i kryer nga Universiteti i Plymouth-it, doli në përfundimin se hithra mund të përdorej për trajtimin e artritit.

Personat të përfshirë në studim, vunë re se pas aplikimit të pastës me hithra të shtypura, dhimbjet e kockave qetësoheshin.

Gjithashtu ata vunë re se dhimbja ishte më e pakët përgjatë gjithë trajtimit një javor.

Përse Funksionon Kundër Dhimbjeve të Artritit

Sipas të dhënave të mbledhura nga studiuesit, dhimbjet e personave që vuanin nga artriti qetësoheshin në saj të përmbajtjes së lartë të serotoninës dhe histaminës.

Këto dy substanca janë neuro-transmitorë të cilët dërgojnë në tru sinjalet e dhimbjes.

Nga ana tjetër kur hithrat konsumoheshin në formën e lëngut të shtrydhur apo çajit, u vu re se arrinte të pakësonte acidin urik.

Ky acid prodhohet kur organizmi tret proteinat dhe akumulohet në nyja dhe kocka, duke shkaktuar inflamacion dhe dhimbje.

Si ta Konsumoni Hithrën për të Trajtuar Dhimbjet që Shkakton Artriti

Metoda e parë e trajtimit është që të aplikoni direkt në zonën ku keni dhimbjet më të forta, një pastë me gjethe hithrash të shtypura.

Pra mjafton që të shtypni në mikser gjethe të njoma hithrash me pak vaj ulliri dhe të lyeni zonën ku ju dhemb.

Mbajeni rreth 5-10 minuta dhe më pas pastrojeni me një letër e më pas shpëlajeni mirë.

Nëse nuk e duroni dot djegien karakteristike të hithrave, apo shikoni që lëkura juaj reagon keq ndaj trajtimin mund të provoni metodat e tjera.

Mjafton që të pini një lugë gjelle me lëng hithre të njomë tre herë në ditë, për 15 ditë dhe do të shihni ndryshime.

Gjithashtu edhe çaji i përgatitur me hithra sit ë njoma po ashtu edhe të thata, ka aftësi qetësuese të dhimbjeve të shkaktuara nga artriti.

Konsumojeni këtë çaj nga një filxhan, tre herë në ditë.

Por edhe nëse ju nuk vuani nga artriti është e mira që ta përfshini në regjimin tuaj ushqimor hithrën duke e përdorur në gatime.

Ajo përmban flavonoid, vitaminë A dhe enzima anti-inflamatore që shërbejnë në mirëqenien e organizmit./AgroWeb.org

Pas

Gjen në rrugë një portofol plot me para, e mitura shqiptare i surprizon të gjithë me gjestin që bën

Para

“Babëzia nuk ka kufi” Arben Malaj ‘shpërthen’ ndaj krahut të djathtë të Ramës: SPAK të veprojë sa më shpejt

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

nga Fast News
16:00 | 11/11/2025
0

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

nga Fast News
15:15 | 11/11/2025
0

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

nga Fast News
14:45 | 11/11/2025
0

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

nga Fast News
14:14 | 11/11/2025
0

Recent News

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

16:00 | 11/11/2025
A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

15:15 | 11/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar