• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Hackerat sulmojnë Radio Televizionin Shqiptar, kërkojnë 300 mijë dollarë për kthimin e arkivit!

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Hackerat sulmojnë Radio Televizionin Shqiptar, kërkojnë 300 mijë dollarë për kthimin e arkivit!
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Arkivi digjital i Radiotelevizionit Shqiptar ka rënë pre e një sulmi kibernetik rreth dy javë më parë. Report Tv mëson ekskluzivisht se serverat e RTSH janë sulmuar nga individë ende të paidentifikuar përmes një sistemi hakerimi të quajtur ransomware. Hackerat kanë kërkuar 300 mijë dollar për të rikthyer materialin Radio Televizionit Shqiptar, por kjo marrՠveshje nuk është arritur ende. Hackerët që jane futur në servera të RTSH përmes rrjetit online, kanë arritur ta enkriptojnë databasin e Radio Televizionit Publik duke kërkuar pagesë prej 300 mijë dollarësh për ta dekriptuar.

Këto lloj sulmesh të quajtur Ramsomware janë një formë e krimit kibernetik shumë të përhapur kohët e fundit në të gjithë botën.

Sipas burimeve të Report Tv, RTSH nuk ka pranuar ta paguajë asgjë, pasi shumica e database për fati të mirë ishin të kopjuar në një backup offline. Burime për ReportTv bënë me dije se si pasojë e këtij sulmi është dëmtuar vetëm një pjesë e arkivit digjital të Radio Tirana. Pjesa tjetër e arkivit të televizionit është rikuperuar.

Ky është sulmi i dytë kibernetik në pak ditë ndaj institucioneve publike shqiptare, ku më herët ishte serveri i shërbimit të çështjeve të brendshme dhe ankesave në policinë e Shtetit që ra pre e një hakerimi të ngjashëm.

Vetë SHCBA deklaroi se “specialistët pranë Sektorit të Teknologjisë dhe Informacionit (IT) në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) kanë arritur të parandalojnë një tentativë për sulm kibernetik në serverat qendror të institucionit. Nga ndërhyrja e shpejtë dhe në kohë është bërë i mundur bllokimi i këtij sulmi duke mos lejuar asnjë dëmtim apo rrjedhje informacioni të Shërbimit. Aktualisht, specialistët e IT po punojnë për rritjen e sigurisë së mëtejshme të të gjitha sistemeve dhe rrjetit të Shërbimit”.

Por çfarë është ransomware?

Ransomware është një nëngrup virusesh në të cilin të dhënat në kompjuterin e viktimës apo atij që bie pre e sulmit bëhen tw papërdorshme, zakonisht me kriptim. Për t’i rrimarë këto të dhëna kërkohen para.

Sipas ekspertëve të krimeve kompjuterike motivi për sulmet ransomware është zakonisht përfitimi monetar, dhe ndryshe nga llojet e tjera të sulmeve, viktima zakonisht njoftohet se ka ndodhur një ndërhyrje dhe i jepen udhëzime se si të rikuperojë të dhënat e humbura. Pagesa shpesh kërkohet në një monedhë virtuale, siç është bitcoin, në mënyrë që identiteti i hakerit apo grupit të hakerave në internet të mos dihet.

Virusi Ransomware mund të përhapet nëpërmjet rrjetit online, përmes e-mail ose në aplikacionet e softwerit të infektuar. Mënyra e vetme për tu mbrojtur është të kopjohet i gjithë database në backup që mbeten offline, pra jo të aksueshme nga hackerat.

Përgjatë muajit Gusht pre e këtij sulmi masiv nëpërmjet Ransomware ishte edhe rajoni i Lazios në Itali ku u sulmuan serverat e agjencisë rajonale shëndetësore dhe nga aty u morën të dhënat e pacientëve dhe shërbimeve shëndetësore, përfshirë edhe ato për COVID-19./shqiptarja

Pas

Kush është 30-vjeçari që plagosi ish të dashurën në Vlorë, kishte me vete dy granata

Para

Tragjike në Elbasan, i moshuari gjendet i pajetë në banjot publike

Para
Tragjike në Elbasan, i moshuari gjendet i pajetë në banjot publike

Tragjike në Elbasan, i moshuari gjendet i pajetë në banjot publike

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

nga Fast News
09:00 | 18/09/2025
0

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

nga Fast News
08:30 | 18/09/2025
0

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

nga Fast News
08:00 | 18/09/2025
0

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

nga Fast News
07:30 | 18/09/2025
0

Recent News

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

09:00 | 18/09/2025
Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

08:30 | 18/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar