Policia e Shtetit ka nisur monitorimin me dronë dhe të kamufluar në makinë.
Për pasojë janë kapur shkelësit e ligjit për parakalim të gabuar, tejkalim shpejtësie dhe drejtim të mjetit në gjendje të dehur.
Uniformat blu kanë bërë të mundur arrestimin e 7 shoferëve për shkelje të qarkullimit rrugor si dhe kanë gjobitur 1543 drejtues mjetesh.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë konstatuar dhe arrestuar 7 drejtues mjetesh, nga të cilët 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Janë pezulluar 41 leje drejtimi, nga të cilat 23 për shpejtësi mbi normat e lejuara, që arrinte deri në 165 km/h në rrugën interurbane Elbasan-Tiranë, dhe 18 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Janë vendosur 345 masa administrative me vlerë deri në 4.000 lekë të rinj, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 89 masa administrative me vlerë 5.000 lekë të rinj (pa masën plotësuese të pezullimit të lejes së drejtimit), për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit”, thuhet në njoftimin e Policisë.
NJOFTIMI I PLOTE:
Intensifikohen kontrollet dhe monitorimi i qarkullimit të automjeteve, duke përdorur radarë, dronë, mjete të pauniformuara, kamera, aparate fotografike dhe alkooltestues.
Evidentohen dhe ndëshkohen 1543 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë konstatuar dhe arrestuar 7 drejtues mjetesh, nga të cilët 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
- Janë pezulluar 41 leje drejtimi, nga të cilat 23 për shpejtësi mbi normat e lejuara, që arrinte deri në 165 km/h në rrugën interurbane Elbasan-Tiranë, dhe 18 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
- Janë vendosur 345 masa administrative me vlerë deri në 4.000 lekë të rinj, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 89 masa administrative me vlerë 5.000 lekë të rinj (pa masën plotësuese të pezullimit të lejes së drejtimit), për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
- Janë vendosur 11 masa administrative me vlerë nga 10.000 deri në 40.000 lekë të rinj, për mosrregullim të shpejtësisë në qendrat e banuara.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi gjatë fundjavës lëvizjet në disa akse rrugore janë më të shtuara. Të gjitha rrugët nacionale dhe urbane në të gjithë vendin janë të monitoruara me patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore, duke përdorur radarë, dragera, dronë, makina të paloguara, kamera e aparate fotografike.
Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.
#MosUbejStatistikë?
#RregullKujdesDurimDestinacion
#NeJemiAtyPërSigurinëTuaj??